1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Marrëveshja amerikano-çeke për radarët nuk ka marrë bekimin e çekëve

Ministrja e jashtme amerikane, Rajs dhe homologu i saj çek Schvarcenberg nënshkruan të martën marrëveshjen për ndërtimin e radarëve për sistemet amerikane të mbrojtjes nga raketat.

default

Rajs me kryeministrin çek, Topolanek

Për Jan Tamash e marta është një ditë e zezë. Me shumë dëshirë ai do të evitonte nënshkrimin e marrëveshjes prej ministrave të jashtëm Rajs (Condolezza Rice dhe Shvarcenberg (Schwarzenberg), për ndërtimin në Çeki të radarëve për mbrojtje raketore. Jan Tamash është zëdhënës i organizatës qytetare "Ne zakladnam" (Jo stacionimit). Qëllimi i saj është parandalimi i pjesëmarrjes së Çekisë në planet amerikane për ndërtimin e radarëve në këtë vend.

Rezistenca e kundërshtarëve të marrëveshjes

Për më shumë se një vit ata protestojnë. Kanë bërë edhe grevë urie, ndërkohë që këto ditë kanë përfunduar edhe një lloj referendumi të vogël. "Tamash: "Ne duam të dërgojmë një mesazh simbolik të rezistencës së shumicës në këtë vend."

Sipas sondazheve më të reja, rreth 70 përqind e çekëve nuk duan që ushtria amerikane të jetë prezente në vendin e tyre. Ata nuk duan as sisteme raketore mbrojtëse, por këto zëra deri tani nuk kanë depërtuar tek ministria e jashtme. Në qoftë se qeveria nuk është e gatshme që t'ia thotë ministrisë së jashtme, atëherë do t'ia themi ne, shprehet Tamash. Disa mijëra qytetarë janë gati për protesta.

Raketenabwehrsystem der USA in Polen und Tschechien

Grafikë e sistemit raketor amerikan në Çeki dhe Poloni

Kolegu i Tamashit, Jan Majicek thotë: "Për të gënjyer qytetarët e vet, ata kanë botuar disa CD dhe broshura me ngjyra të mira në letër të shtrenjtë, por në to nuk mund të gjesh informacionet e duhura."

Kritikët janë të mendimit se ka dështuar politika informative e Qeverisë së Topolanekut. Eshtë injoruar frika nga mundësia e sulmeve terroriste. Ndërkohë që për këtë temë nuk ka pasur kurrë ndonjë debat të hapur.

Qeveria mbron projektin me amerikanët

Tschechien Raketenabwehr Ministerpräsident Mirek Topolanek

Kryeministri çek, Mirek Topolanek gjatë një konference për sistemin raketor amerikan

Vetë kryeministri Topolanek thotë se ndërtimi i këtyre sistemeve është një gjë e mirë për Çekinë: "Me pjesëmarrjen aktive në sistemet mbrojtëse raketore konfirmojmë se jemi në gjendje të marrim një përgjegjësi më të madhe për mbrojtje dhe liri. Deri tani kemi përdorur garancitë që na i kanë ofruar të tjerët, tani ne ju ofrojmë garanci të tjerëve."

Qeveria çeke ka hedhur poshtë kritikat ruse, me fjalët se këto sisteme nuk janë kundër tyre, por kundër vendeve si Irani apo Korea e Veriut. Sidoqoftë, Rajs në Çeki e ka më të lehtë se në Poloni, e cila kërkon miliona e miliarda ndihma për ndërtimin e sistemeve të veta mbrojtëse. Mirëpo vet nënshkrimi i marrëveshjes, nuk do të thotë se në Çeki do të ngrihen radarët. Këë duhet ta miratojë edhe parlamenti çek, ku qeveria nuk ka një shumicë të sigurtë.



  • Data 08.07.2008
  • Autor Peter Hornung
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EYZ4
  • Data 08.07.2008
  • Autor Peter Hornung
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EYZ4