1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Marrëvesha e Lisbonës në përputhje me të drejtën çeke

Gjykata kushtetuese e Çekisë i dha dritën e gjelbër ratifikimit të marrëveshjes së Lisbonës mbi reformimin e Bashkimit Evropian. Vendimi i sotëm bën tani të mundur ratifikimin e dokumentit prej parlamentit çek.

Horologisti Otakar Zamecnik, kontrollon orën astrologjike në Pragë

Horologisti Otakar Zamecnik, kontrollon orën astrologjike në Pragë

Gjykata kushtetuese e Çekisë e konsideron në përputhje me të drejtën çeke Marrëveshjen e Lisbonës. Këtë e bëri të ditur kryetari i trupës gjykuese Pavel Riçetski, gjatë një seance të hapur në Brno. Procesi i ratifikimit të marrëveshjes përmes dy dhomave të parlamentit mund të vazhdohet, tha Riçetski. Deri tani e ashtuquajtura Marrëveshje e Lisbonës është miratuar nga 25 prej gjithsej 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, së fundi javën e kaluar marrëveshja u miratua nga Suedia. Megjithatë, ky dokument është refuzuar qershorin e kaluar në referendum prej irlandezëve në një kohë që nevojitet miratimi prej çdo shteti anëtar.

Praga

Praga

Shumica parlamentare konsiderohet si e sigurt në Çeki, pasi ajo gëzon mbështetjen e qeverisë dhe të një pjese të opozitës. Por presidenti çek Vaclav Klaus ka paralajmëruar se do ta hedhë firmën që nevojitet për ratifikimin vetëm pasi Irlanda ta ketë ndryshuar qëndrimin. Gjykata kushtetuese e shqyrtoi Marrëveshjen e Lisbonës me kërkesën e senatit në Pragë. Presidenti i shtetit Vaclav Klaus, i cili njihet si kundërshtar i Marrëveshjes së Lisbonës u kishte bërë dje thirrje 15 gjykatësve që ta refuzonin marrëveshjen, pasi, sipas tij, ajo i binte ndesh "parimit të sovranitetit të shtetit çek".

Praga feston pranimin e vendit ne BE

Praga feston pranimin e vendit ne BE

Gjykata nuk e shqyrtoi marrëveshjen në tërësi, por vetëm disa nene, të diskutueshme për euroskeptikët në radhët e partisë konservatore ODS të kryeministrit Mirek Topolanek. Këtu bëhet fjalë kryesisht për kalimin e kompetencave kombëtare tek Bashkimi Evropian dhe për rregullat e vendimeve me shumicë të caktuara votash të parashikuara në marrëveshje. Ky vendim ka rëndësi të veçantë sepse me fillimin e vitit 2009 Çekia merr kryesinë e radhës në Bashkimin Evropian. Fillimisht planifikohej që marrëveshja të hynte në fuqi në janar 2009, pra para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në qershor 2009.

  • Data 26.11.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G2TE
  • Data 26.11.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G2TE