1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Marrëdhëniet në fazë të re bashkëpunimi

Në një intervistë në prag të nisjes së një vizite në Gjermani ministri i Mbrojtjes, Arben Imami tha do të bisedojë me Ministrin gjerrman të Mbrojtjes, Karl – Theodhor zu Guttenberg për rritjen e bashkëpunimit dypalësh.

default

Deutsche Welle: Zoti Ministër, ku do të përqëndrohen bisedimet që ju do të zhvilloni gjatë qëndrimit tuaj dyditor në Berlin, me Ministrin gjerman të Mbrojtjes, Z. Karl - Theodhor zu Guttenberg?

Arben Imami: Kjo vizitë bëhet në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera që kemi me Gjermaninë në bashkëpunimin politiko- ushatarak. Problemi kryesore të bashkëpunimit mes vendeve aleate të NATO-s sot është Afganistani. Në bisedimet me ministrin gjerman të Mbrojtjes, do të konsultohemi për një grup ushtarakësh shqiptarë që veprojnë nën komandën e Gjermanisë në rajonet veriore të Afganistanit. Bisedimet do të përfshijnë edhe çështje të tjera për të vendosur përfundimisht fushat kryesore të bashkëpunimit mes Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes dhe asaj gjermane, mes dy shtabeve dhe dy ushtrive tona. Prioritet do të ketë arsimi ushtarak, bashkëpunimi lidhur me forcat ajrore por edhe aspekte të tjera, më pak të rëndësishme të bashkëpunimit mes dy Forcave të Armatosura.

Deutsche Welle: A do të nënshkruhet ndonjë marrëveshje dy palëshe gjatë qëndrimit tuaj sot dhe nesër në Berlin?

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami

Arben Imami: Nuk do të ketë ndonjë marrëveshje. Ka një marrëveshje ekzistuese mes dy shtabeve për një bashkëpunim njëvjeçar. Kjo vizitë do të ratifikojë këtë marrveshje dhe do t'u japë një impuls marrdhënieve dypalëshe.

Deutsche Welle: Çfarë vendi zë Gjermania në bashkëpunimin që Shqipëria ka në fushën e mbrojtjes edhe me vende të tjera anëtare të NATO-s?

Arben Imami: Gjermania është një nga partnerët tanë kryesorë. Krahas vendeve të tjera të NATO-s si SHBA, Italia, Turqia, Greqia, shpresoj që edhe me Francën, marrëdhëniet do të intensifikohen., Gjermania është një nga vendet me të cilin Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera. Gjermania ka mbështetur arsimimin dhe përgatitjen e ushtarakëve tanë në vijimësi. Deri tani marrëdhëniet ushatarake të Shqipërisë me vendet aleate në fushën ushtarake kanë qenë nga pozicioni i një vendi jashtë NATO-s. Mbështetja edhe në ato kushte ka qenë e madhe. Tani duhet kuptuar që pas anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën Atlantike, mbështetja nuk do të vazhdojë më me të njëjtin intensitet, në kuptimin e marrjes së ndihmave. Tani është një marrëdhënie ndërsjelltë me përfitim reciprok. Shqipëria duhet të marrë standartet dher eksperiencën e vendeve anëtare të NATO-s dhe ndërkohë të kontribuojë me kapacitetet që ka.

Deutsche Welle: Zoti ministër, pra çfarë do të veçoni si tiparin kryesor të bashkëpunimit ushtarak të Shqipërisë me Gjermaninë, që prej prillit 2009 kur ajo u bë anëtare e NATO-s?

Arben Imami: Para antarësimit, Shqipëria nuk ka patur ndonjë politikë të qartë për të ndërtuar marrëdhënie konkrete bashkëpunimi, specifike me vende të ndryshme por bashkëpunimi është trajtuar në përgjithësi. Tani po shkojmë drejt një koncepti të ri të marrdhënieve me fuqitë në NATO, që e kanë mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit të saj në NATO, politikisht dhe materialisht. Tani synojmë që ky bashkëpunim të jetë më i frytshëm duke u fokusuar me vende të veçanta në fusha të veçanta si ato që, përmenda. Pra, është një përpjekje për të bërë një politikë të jashtme në fushën e mbrojtjes që të jetë më produktive për Shqipërinë dhe padyshim edhe më pragmatike. Tani ka ardhur momenti për këtë.

Intervistën e zhvilloi Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 13.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PAyf
  • Data 13.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PAyf