1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Marrëdhënie në rrugë të mbarë: Kryetari i parlamentit gjerman, Norbert Lamert viziton Kosovën

Kreu i Bundestagut gjerman e vlerëson pozitivisht faktin që Kosova akoma pa mbushur një vit që nga shpallja e pavarësisë është njohur nga më shumë se 50 shtete të botës.

default

Norbert Lamert

Kryetari i parlamentit gjerman, Norbert Lamert (Norbert Lammert), tha në Prishtinë se Gjermania dhe Kosova vazhdojnë të kultivojnë marrëdhënie të mira mes tyre kështu do të vazhdohet edhe në të ardhmen.

Kreu i Bundestagut Gjerman gjatë vizitës që realizoi në Kosovë takoi udhëheqësit kryesorë politikë kosovarë. Ai tha se angazhimi i trupave gjermane në Kosovë ndërlidhet me zhvillimet eknomike politike dhe sociale të këtij vendi. Norbert Lamert, shpreson që në kuadër të këtij angazhimi në Kosovë të ketë edhe zhvillim ekonomik si dhe njohje të reja të shtetit të ri.

Lamert: "Njohja e Kosovës nga shumica e vendeve të BE-së ka qenë edhe pjesë e angazhimit gjerman për ta njohur pavarësinë. Kjo është një shenjë e përkushtimit tonë për Kosovën dhe poashtu është një sinjal i mirë i angazhimit tonë që edhe në të ardhmen Kosovën ta njohin edhe shtete tjera jashtë BE-së".

Gjatë takimit që kreu i Bundestagut gjerman zhvilloi me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu është biseduar edhe për çështjen e arrestimit të tre agjentëve gjermanë nga organet policore kosovare, rast ky që në media vazhdimisht thuhej se ka përkeqësuar marrëdhëniet ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.

Përgjigjja që dha Norbert Lamert nuk e mbështeti këtë: "Të dy u pajtuam se ky ka qenë një rast fatkeq që nuk është dashur të ndodhë. Rasti nuk ka reflektuar negativisht në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve dhe nuk ka qenë pikë qëndrore referimi në raportet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Po është e vërtetë që mua personalisht me ka shqetësuar fakti që arrestimi i tyre në disa media është interpretuar sikur ata të ishin kriminelë".

Gjatë vizitës në Kosovë Lamert do të qëndrojë edhe në kampin gjerman të trupave të KFOR-it në jug të Kosovës. Gjermania ka numrin më të madh të ushtarëve në Kosovë mbi 2500 trupa, pjesë e forcave paqeruajtëse të NATO-s.


  • Data 07.01.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GTty
  • Data 07.01.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GTty