1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Marrëdhënie diplomatike mes Maqedonisë dhe Kosovës

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski dhe homologu nga Kosova, Skender Hyseni, nënshkruan aktin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, njofton Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup.

default

Në këtë marrëveshje pos të tjerash thuhet se Kosova dhe Maqedonia kanë vendosur të vendosin marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh, që nga data e nënshkrimit të këtij akti, pra 17. tetor 2009. Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë të dy palët angazhohen për përforcimin e lidhjeve miqësore në bazë të respektimit të ndërsjellë të sovranitetit kombëtar, të pavarësisë dhe të integritetit territorial. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike do të kontribuojë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në interes të paqes dhe të stabilitetit të rajonit. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve vendosen një vit pas njohjes së Kosovës nga ana e Maqedonisë. Kosova është vendi i 127 me të cilën Republika e Maqedonisë vendos marrëdhënie diplomatike me emrin e saj kushtetues. Tё dy vendet do tё ndёrmarrin hapat e nevojshёm qё nё kohёn e duhur tё hapin ambasadat e tyre dhe të akreditojnё ambasadorёt.

Fundi i një zënke të gjatë - Përshëndetet ratifikimi i marrëveshjes për vijën kufitare nga kuvendi i Kosovës dhe Maqedonisë

Marrëveshja e nënshkruar në orët e vona të së premtes (16.10.) shënoi pikën kulmore të një procesi negociimi disa muaj të gjatë nën vëzhgimin e BE-së dhe SHBA-së. Ajo u prit me reagime pozitive nga SHBA-ja dhe BE-ja. "Lidershipi i të dy vendeve tregoi vendosmëri dhe bëri një hap të madh përpara për sigurimin e stabilitetit në rajon", thuhet në një deklaratë të ambasadës së SHBA-së në Shkup. I ngarkuari i BE-së për politikën e jashtme, Javier Solana, e vlerësoi marrëveshjen si "një shenjë të mirëpritur pjekurie, përgjegjësie dhe respekti reciprok". Edhe Suedia e cila mban presidencën e radhës të BE-së, iu bashkua vlerësimit të Solanës duke e cilësuar zgjidhjen e çështjes së kufijve mes Kosovës dhe Maqedonisë si "shenjë inkurajuese përgjegjësie dhe pjekurie". Maqedonia e cila tashmë e ka njohur shtetin e pavarur kosovar, ka deklaruar se pas zgjidhjes së çështjes së kufijve do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

Autor: Fatos Musliu / Pandeli Pani

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

  • Data 18.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K9Ya
  • Data 18.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K9Ya