1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Marianne Birthler: Kam mbetur e befasuar nga numri i madh i njerëzve të prekur direkt

Intervistë me Marianne Birthler e ngarkuara e qeverisë gjermane për dokumentet e Stas-it gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri

default

Marianne Birthler me korrespondenten Ani Ruci

DW: Si e perceptoni çeshtjen e hapjes se dosjeve të ish SIGURIMI-t, tani që u njohët në Tirane me këndvështrimin e ish të përndjekurve, politikanëve dhe qytetarëve për këtë çështje?

Marianne Birthler: Diskutimet në Tiranë i perceptoj dy aspekte:

Së pari kam mbetur e befasuar nga numri i madh i njerëzve të prekur direkt, ish të persekutuar, që morën fjalën dhe treguan historitë e tyre. Kuptova që për ta ishte, ndofta e para herë, që flisnin hapur per kete çeshtje.

Se dyti, kuptova që në Shqiperi ka një grup njerëzish, të cilët dëshërojnë që dosjet e ish bashkëpunetoreve të ish SIGURIMI-it, të hapen, por ka edhe një grup tjetër që i tremben hapjes së tyre, një grup ky i cili nuk beson se realizimi i këtij procesi në rrugë juridike mund të shmangë hakmarrjen Unë e kuptoj fare mirë shqetësimin e këtij grupi, sepse e kam hasur edhe në rastin e Gjermanise por ne Gjermani ka një ligj, i cili garanton që hapja e dosjeve të mos keqpërdoret nga askush.

DW: Tani që keni perceptimin tuaj, personal, a mund të thoni pse në Shqipëri nuk po hartohet dot ligji përkatës, pse çështja e dosjeve mbetet e mbetet në mes të rrugës?

Marianne Birthler: E njoh pak realitetin e Shqipërisë dhe nuk mund të jap këshilla apo rekomandime. Por përshtypja ime është që në Shqipëri diskutimi për dosjet shihet si temë e lustracionit të shoqërisë. Ndërsa në Gjermani një këndvështrim i tillë ka kaluar ne plan të dytë. Në Gjermani është shumë e rendësishme që njerëzit, të cilët u spiununan, u persekutuan nga ish policia sekrete në ish Gjermanine Lindore, nga STASI të gëzojnë të drejtën për të parë sesi është vepruar me ta. Përveç kesaj është shumë e rëndësishme që mediat dhe institucionet publike të kenë të drejtën të shikojnë dosjet për të kuptuar sesi ka vepruar ish SIGURIMI i shtetit

DW: Ditët e fundit u arrestua në Londër, nga INTERPOLI, një ish oficer i ish SiGURIMIT, që vazhdoi të ishte pjesë e shërbimeve sekrete edhe pas përmbysjes së regjimit, pjese e SHIK-ut, Tani Drejtesia e Shqipërisë e akuzon atë për torturimin dhe vrasjen e një qytetari shqiptaro – maqedonas, diku nga viti 1996. A nuk eshte kjo ngjarje e bërë publike, tregues domethënes,për rrezikun konkret, që sjell trashëgimia e padënuar e komunizmit?

Marianne Birthler: Janë dy realitete të ndryshme shërbimet sekrete të një shteti demokratik nga ato të një diktature. Në demokraci është e rëndësishme nëse këto shërbime punojnë me korrektësi dhe nëse puna e tyre kontrollohet. Por kjo nuk ka lidhje me mënyrën se si ne trajtojme trashëgiminë, që na vjen nga komunizmi.

Për të hapur dosjet nuk është asnjehere vonë. Ne disa vende ndodh kështu si në Shqiperi dhe kjo është normale. Psh. rasti i Spanjës, njerëzit atje po kërkojnë tani të dinë për krimet dhe vdekjet në vitin 1978, ne kohën e Frankos.

DW: Pyetja e fundit. Auditori juaj ne Tiranë Zonja Birthkler kërkoi që ju t' i ndri ç onit pikepyetjet, paqartësitë, dilemat për cështjen e pazgjidhur të dosjeve. Nga pyetjet e shumta që ju drejtuan, nga përvojat shqiptare që degjuat a mendoni se modeli gjerman mund të aplikohet edhe në Shqipëri, nëse do të vijë dita, një ditë e afert, kur zvarritja të marrë fund?

Marianne Birthler: Nuk kam ardhur në Tiranë për të treguar sesi duhet bërë hapja e dosjeve në Shqipëri. Me kënaqësi tregova përvojat e mia por situatat në Shqipëri dhe në Gjermani kanë qenë shumë të ndryshme. Gjithsesi në Shqipëri duhet të diskutohet nëse do të ndiqet rruga gjermane apo një rrugë tjetër, nuk mund të them që modeli gjerman është më i miri. Përzgjedhjen duhet ta bëjnë vetë shqiptarët.

►◄




  • Data 22.10.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FexD
  • Data 22.10.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FexD