1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

"Maqedonia të tregohet e mençur"

Shtypi ndërkombëtar për samitin en Natos

default

E përditshmja «Luxemburger Wort» për vendimin e samitit të Natos për ta shtyrë ftesën për Maqedoninë derisa ajo ta zgjidhë problemin e emrit me Greqinë shkruan:

"Faktikisht, Athina mori të drejtën e vetos kundër anëtarësimit të Maqedonisë. Duket absurde që ankorimi i sigurisë së këtij vendi shumë-etnik dështon pikërisht për shkak të një debati të tillë. Ish-republikës jugosllave që ndodhet mes Kosovës dhe Shqipërisë i takon një rol kyç në Ballkanin e paqetë. Dy gjelat grindavecë duhet të gjejnë menjëherë një kompromis, në mënyrë që të mos ketë sërish bllokadë, si ajo e Qipros. Le të shpresojmë që Shkupi e ka aq mençuri sa të bëjë lëshime për çështjen e emrit, dhe që Greqia nuk do ta përdorë më veton e saj"

Mbas përfunditmit të vizitës së George W. Bush-it në Evropë, e përdishtmja italiane nga Roma, «La Repubblica» do të shkruante:

"Në këtë udhëtim ndoshta të fundit të tij nëpër Evropë, ... , ndjen gati dhimbje kur sheh se sa shumë pat arritur brenda katër vjetësh i jati, dhe sa pak pat bërë i biri për tetë vjet. Shumë aspekte të politikës së tij evropiane dolën edhe njëherë në pah në Bukuresht. Le të marrim si shembull, mbrojtjen ndaj raketave. ... Projekti i tij futurist, dalë nga "Lufta e yjeve" të Ronald Reagan-it, në këtë mënyrë po ecën me mundime përpara, me ndihmën e Polonisë dhe të Çekisë, të cilat megjithatë po kundërshtojnë pak më shpesh. Problemi është se ky sistem mbrojtjeje është tërësisht i papërshtatshëm për t'u bërë ballë kërcënimeve që i kanosen botës, mbas 11 shtatorit."

  • Data 06.04.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DciY
  • Data 06.04.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DciY