1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia shtyn rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë

Ndryshimi vjen pas reagimeve të vazhdueshme ndaj propozimit të Ministrisë së Jashtme maqedonase për aplikimin e regjimit të ri të vizave për shtetasit shqiptarë.

default

Kryeministri maqedonas, Gruevski

Kryeministri Nikolla Gruevski dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, partia e te cilit bën pjesë në koalicionin qeveritar, në një takim që kanë zhvilluar janë pajtuar për shtyerjen e rivendosjes së regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë. Takimi është realizuar pas reagimeve të vazhdueshme ndaj propozimit të ri të Ministrisë së Jashtme për aplikimin e regjimit të ri të vizave për shtetasit shqiptar, që sipas kësaj ministrie është pjesë e procesit për harmonizimin e standardeve me Bashkimin Evropian.

Zëvendës kryeministri nga rradhët e PDSH-së Ymer Aliu thotë se çështja e regjimit të vizave midis Maqedonisë dhe Shqipërisë është diskutuar në nivelin më të lartë qeveritar dhe partiak. "Në muajin shkurt do të ndodh një takim i nivelit të lartë ndërqeveritar në Tiranë, ku do të gjindet një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e vizave gjithnjë sipas standarteve evropiane dhe në interes të qytetareve të Maqedonisë dhe Shqipëris "ka deklaruar Ymer Aliu zëvendës kryeministër i Maqedonisë.

Në vizitën që kryeministri Gruevski e planifikon në Tiranë në muajin shkurt, gjithnjë sipas Aliut do të diskutohet edhe për integrimet euroatlantike si dhe çështja e statusit të Kosovës.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka zhvilluar edhe një bisede telefonike me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Basha, të cilin e ka siguruar për zgjidhjen e çështjes së vizave për shtetasit shqiptarë dhe heqjen e procedurave, deri në gjetjen e zgjidhjeve të reja për çështjen e vizave mes këtyre dy vendeve.

Ndërkohë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pasi që ka dënuar paralajmërimin e vendosjes së vizave për qytetarëtt e Shqiperisë ka sygjeruar që zyrtarët e Tiranës për këtë qështje të kërkojnë ndihmë edhe tek institucionet në Bruksel.

  • Data 11.01.2008
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CoOk
  • Data 11.01.2008
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CoOk