1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia pret fillimin e negociatave me BE-në

Dialogu i nivelit të lartë mes Maqedonisë dhe BE-së do të jetë vendimtar për vlerësimin e vendit në rrugën drejt BE-së. Do të marrë Maqedonia rekomandimin për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian?

Në raundin e tretë dhe të fundit të dialogut në nivel të lartë midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, autoritetet e Shkupit duhet të raportojnë për realizimin e udhërrëfyesit. Teuta Arifi zëvëndës kryeministre për eurointegrimin thekson se në raport do të nënvizohen tre momente tejet të rëndësishme politike.“I pari është raporti për realizimin e proceseve që lidhen me Marrëveshtjen e Ohrit, ligji për dekriminalizimin e shpifjes si dhe grupin e ligjeve që kanë të bejnë me zgjedhjet që poashtu kanë kaluar procedurat qeveritare”.

Dialogu - shtysë e rëndësishme

Sipas Teuta Arifit këto janë tre shtyllat bazë politike, të cilat BE ka kërkuar nga Maqedonia. “Ligjet kanë qenë dy herë në lexim në Bashkimin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në OSBE, dhe vërejtjet e tyre janë kyçur në këto zgjedhje ligjore”, shprehet Teuta Arifi. Dialogu në nivel të lartë midis Maqedonisë dhe BE-s i ka dhënë një mundësi të madhe Maqedonisë për të shtyrë përpara proceset për anëtarësimin e vendit në BE, thotë ministri i punëve të jashtme Nikolla Popovski. Ai në raportin e Komisionit Evropian pret të figurohet situata reale në Maqedoni. “Për ne, më shumë e rëndësishme është që të fitojmë mbështetje të vendeve anëtare me qëllim që të ruhet kredibiliteti i BE-së lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, ku Maqedonia pret të marrë datën për fillimin e negociatave”.

Teuta Arifi

Teuta Arifi

Gjatë qëndrimit në Shkup të komisionerit të BE-së për zgjerimin Stefan Füle, ai është njohur me shumë reforma thelbësore të kryera në Maqedoni. Politika është e vetëdijshme, se gjithçka që do të përmbushet në këtë periudhë do ta shkurtojë kohën e negociatave.“Dialogu i nivelit të lartë është i një rëndësie të veçantë për shtetin, qeverinë, opozitën, sektorin joqeveritar dhe për qytetarët. Të gjithë shohin në mënyrë të ndryshme, por asnjëri nuk mund të thotë se kjo nuk ka rëndësi, andaj shpresojmë në sukses”, shprehet ambasadori i BE-së në Maqedoni Avio Orav.

Vëzhguesit nuk ndajnë mendimin e politikës

Ndërkohë që qeveritarët shpresojnë në raport pozitiv, analistët kanë vlerësime pesimiste.“Në Maqedoni, qeveria propozon, ndërsa parlamenti si makineri votuese i miraton ligjet. Nuk ka debat serioz, andaj zbatimi i ligjeve në praktik has në vështërsi”, thotë analistja Lidija Dimova.

Moskonsultimi i ekspertëve nga lëmi të caktuara në hartimin e ligjeve me shenjë nga BE është bërë praktikë e qeverisë thotë analisti Naser Ziberi. “Kjo qeveri do të jetë kampione në përjashtimin e kuadrit akademik në procedurën e përgatitjes së hartimit të ligjeve, dhe problem padyshim janë resurset humanitare, njerëzore në kuadër të administratës, të cilët duhet t'i implementojnë në praktikë keto ligje”. Në fillim të tetorit, Maqedonia pret progresraportin e Komisionit Evropian në bazë të të cilit mvaret fillimi i negociatave për anëtarësim në BE.