1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia para zgjedhjeve - Platformat politike mbushen me premtime boshe

Mungesa e ofertave reale dhe mospromovimi i kuadrove të reja politike është karakteristikë e përgjithshme e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Platformat politike mbushen me premtime boshe

Wahlen Mazedonien. Aufnahmedatum 01.06.2008, in Skopje, Mazedonien. Zugeliefert durch Boris Georgievski am 23.2.2011. Copyright: DW / Petr Stojanovski.

Wahlen Mazedonien

Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë, kanë filluar të publikojnë edhe platformat e tyre zgjedhore. Marrë në përgjithësi, në programet e tyre ofrohen zgjidhje pothuajse të të gjitha problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët, duke filluar nga hapja e vendeve të reja të punës, prosperitet ekonomik, zgjidhja e çështjes së emrit dhe anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO. Analistët politikë vlerësojnë se platformat zgjedhore të partive politike janë të mbushura me premtime boshe, sepse në të shumtën e rasteve ato nuk realizohen.

Mazedonien Wahlen: OSCE - ODIHR Team Pressekonferenz, 06.05.2011 in Skopje, Mazedonien; Copyright: MIA

Mazedonien Wahlen

Ymer Ismaili profesor universitar, thotë se kuptimi i çdo platforme politike është që ajo të bëhet realitet përmes institucioneve të sistemit. Çështja dhe problemi kryesor i shqiptarëve në Maqedoni ka të bëjë me dilemën se kush është bartës i realizimit të plaformave të tyre politike, kur dihet se mandatari i qeverisë do të jetë kandidat i partisë maqedonase. “Shqiptarët dalin në zgjedhje, votojnë partitë politike dhe ky vullnet pastaj bartet tek mandatari, që në rastin konkret është maqedonas. Kjo është sitatë absurde në Maqedoni që shqiptarët nuk e kuptojnë ose nuk duan ta kuptojnë sepse praktikisht çdo platformë dhe çdo ofertë poltikem që bëjnë partitë shqiptare është ofertë private e tyre që ia bëjnë elektoratit shqiptar,” thotë Ymer Ismaili.

Në këto zgjedhje parlamentare partitë politike shqiptare do të fokusohen kryesisht tek çështjet dhe të drejtat e korpusit kolektiv thotë analisti politik Sefer Tahiri. “Një dimension i gjerë në fushatë do t`i jepet edhe projektit Shkupi 2014 që është një projekt monoetnik dhe monofetar. Gjithashtu, vend të veçantë do të zerë edhe çështja e ridefinimit apo kërkesa e opozitës, që të arrihet marrëveshja e re politike në vend."

Përveç mungesës së ofertave politike reale, partitë politike kanë hasur në këto zgjedhje parlamentare edhe në probleme serioze në promovimin e kuadrove të reja politike. “Ky është një primitivizëm politik, ky është praktikisht uzurpim i hapësirës politike të klaneve të ndryshme, të elitave në thojza politike, qoftë në kampin politik maqedonas apo në atë shqiptar. Është e pamundur që brenda 2o viteve një shoqëri të mos jetë në gjendje të prodhojë njerëz me ide të reja dhe koncepte të reja, për zgjidhjen e problemeve," thotë Ymer Ismaili.

Electoral posters of Macedonia's two rivals for president, Ljubomir Frckoski, left, presidential candidate of the opposition and Gjorge Ivanov, right, presidential candidate of the ruling coalition, are seen on a street in Macedonia's capital Skopje, on Friday, April 3, 2009, two days before the runoff of the presidential elections in this Balkan's country. A weekend ballot to choose Macedonia's new president is being seen as a referendum on how the tiny Balkan nation should handle its name dispute with neighboring Greece _ a dispute that has blocked Macedonia's bid to join NATO. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Mazedonien Wahlplakate

Wahlen in Mazedonien

Gjorge Ivano (r) und Ljubomir Frckovski (l)

Mungesa e promovimit të kuadrit të ri ka të bëjë me izolimin dhe mos transparencën e bllokut politik shqiptar, thotë analisti politik, Sefer Tahiri. Kuadrot e reja, intelektualët e pavarur, profesorët universitar kanë mbetur jashtë lojës politike. “Kriteri kryesor në hartimin e listave ka qënë lojaliteti apo poltronizmi që këta anëtarë partiakë shfaqin kryesisht ndaj partisë, por në kuptimin më të ngushtë ndaj udhëheqësisë së ngushtë apo liderit të partisë," shprehet Tahiri.

Partitë politike në përgjithësi kanë respektuar përfshirjen me 30% të gjinisë femërore në listat për kandidatët për deputet.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Aida Cama