1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia përballet me probleme serioze energjetike

Në një studim të Komisionit rregullator të energjetikës thuhet se Maqedonia dhe Shqipëria kanë çmimin më të lartë të rymës elektrike për kilovat orë në rajon. Ritja e çmimit vështirë po përballohet nga qytetarët.

Këtu në Tetovë do të prodhohet energji me erë.

Këtu në Tetovë do të prodhohet energji me erë.

Në Maqedoni në vazhdimësi ka rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore, që me vështërsi po përballohet nga qytetarët të prekur nga kriza ekonomike. Për shkak të çmimeve të larta të ngrohjes dhe energjisë elektrike, autoritetet shtojnë apelet për racionalizim të energjisë përmes përdorimit të mjeteve alternative siç janë llampat kursyese të energjisë elektrike apo panelet diellore. Qytetarët në Maqedoni shumë pak shfrytëzojnë alternativa të ndryshme energjetike siç janë gazi natyror, energjia solare apo kolektor të ndryshëm diellor. Si mjete më dominuese në familjet për stinën dimërore për ngrohje përdoret rryma, druri dhe ngrohja qendrore.

Çfarë mendojnë qytetarët

Fabrika e energjisë nga thëngjilliEingestellt August 2009 As for the rights to publish this photos with my name on them, here I confirm that DEUTSCHE WELLE HAS THE RIGHTS TO PUBLISH ALL THE PHOTOS SENT FROM MYSELF PETR STOJANOVSKI, WITH NO TIME LIMIT. Best regards, Petr Stojanovski

Fabrika e energjisë nga thëngjilli.

“Tani për tani ngrohem me rrymë elektrike, ajo për momentin është opcioni më i përshtatshëm.”

“Shtrenjtë është gjithçka: druri, rryma dhe të gjitha.”

“Ngrohjen e përdori vetën në dhomën e ditës, në dhomën e gjumit nuk kam mundësi sepse nëse përdori ngrohje për tërë shtëpinë nuk do të mund t'ia dali në krye me rrogën”, shprehen qytetarët pas rritjes së fundit të çmimit të rrymës elektrike.

Sipas bilancit të fundit, energjia elektrike edhe gjatë këtij viti do të jetë burimi kryesor me 40% pjesëmarrje në harxhimet e përgjithshme të energjisë. Ministri i ekonomisë Valon Saraqini u bën apel qytetarëve të ndryshojnë shprehitë e deritanishme dhe të konsumojnë në mënyrë më racionale energjinë elektrike. Prodhimi i energjisë elektrike është gjithnjë e më i shtrenjtë që nënkupton se çmimi i saj do të rritet edhe më tej.

“Poqëse orientohemi në izolim më efikas, në ngrohje më efikase në shtëpitë tona, në ndriçim më efikas ne mund të kursejmë diku prej 20 deri 40 % të harxhimeve të energjisë elektrike”, shprehet Saraqini.

Investimi kursim për të ardhmen

Punëtorët në REK të Bitolit.

Punëtorët në REK të Bitolit.

Për profesorin e enrgjetikës Konstantin Dimitrov, të investosh në kursimin e energjisë do të thotë fitim në të ardhmen. “Një euro e investuar në efikasitet energjetik kthehet me përfitim prej 3 eurove. Nuk ka investim më të mirë se sa të investosh në efikasitetin energjetik”, shprehet Dimitrov.

Ekspertët nga fusha e energjisë porosisin Qeverinë se duhet të subvencionojë qytetarët për pajisje më efikase, për alternativa të ndryshme të shfrytëzimit të energjisë. Por, qytetarët shprehen skeptik për alternativat e shfrytëzimit të energjisë që i ofron shteti.

“Për shfrytëzimin e gazit natyror është folur shumë, ne vetëm kemi dëgjuar për atë, por unë nuk di se a ka ndonjë familje në Maqedoni apo objekt industrial që shfrytëzon gaz natyror”, shprehet një qytetar nga Shkupi.

Ministri i Ekonomisë Valon Saraqini, thotë se nga muaji shkurt Qeveria do të fillojë me dhënien e subvencioneve për shfrytëzim të energjive alternative. “Në buxhetin tonë planifikojmë diku reth 6 milionë denarë për subvencione", pohon ai.

Qytetarët në Maqedoni domosdo duhet të adaptohen në shfrytëzimin e energjisë alternative në shtëpitë e tyre, sepse nga viti i ardhshëm paralajmërohet liberalizimi i tregut energjetik, që do të thotë se çmimet e energjisë nuk do të jenë nën kontrollin e Qeverisë.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Bahri Cani