1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia nuk mund të ekzistojë shumë kohë jashtë NATO-s dhe BE

Intelektualë maqedonas e shqiptarë kritikojnë zvarritjen në integrimin evropian

Shkup, rruga Maqedonia

Shkup, rruga Maqedonia

Pezullimi i bisedimeve për çështjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, deri në përfundim të zgjedhjeve parlamentare nga ana e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic dhe paralajmërimi i mbajtjes së referendumit për çështjen e emrit nga partia e kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE , kanë hasur në reagime te shumta në opinionin vendas. Maqedonia nuk mund të ekzistojë shumë kohë jashtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është një nga kritikat e artikuluara.

Një grup intelektualësh maqedonas dhe shqiptar e kanë kritikuar politikën e qeverisë për emrin dhe refuzojnë iniciativën e VMRO-DPMNE-së për mbajtjen e një referendumi për këtë çështje. Kim Mehmeti tha se Maqedonia nuk kërcënohet nga shqiptarët. “Definitivisht Maqedonia e kuptoi se asnjëherë nuk i është kanosur rrezik nga shqiptarët, por se ka probleme të tjera, që kanë të bëjnë me identitetin e një populli”, ka thënë Kim Mehmeti.

Millan Netkov, profesor universitar tha se në marrëveshjen e përkohshme parashihen bisedime për dallimet për emrin.

"Dallimet mund të zgjidhen vetëm me kompromis ndërsa çeshtje tjeter është se cili do të jetë ky kompromis dhe ne cilin kuader do te jete", ka deklaruar Millan Netkov.

Analisti politik, Mersel Bilali vlerëson se politika qeveritare me nje patriotizëm të rrejshëm po e zhyt Maqedoninë në krizë të thellë pasojat e së cilës do t’i ndjejnë qytetarët.

“ Duhet pranuar se në Maqedoni po ndeshen dy koncepte- proevroiane dhe prolindore. Kjo e fundit nënkupton zhdukjen e Maqedonisë nga skena gjeografike”,vlerëson Mersel Bilalli .

Ish ministri i punëve të jashtme, Lubomir Frckovski thotë se politika e qeverisë aktuale me qëllim po i largohet arritjes së kompromisit për çështjen e emrit. Largimi nga anëtarsimi në NATO dhe BE u intereson disa strukturave qeveritare, të cilat aktivitetin e tyre në biznese të fëlliqura mund ta realizojnë vetëm nëse Maqedonia mbetet jashtë anëtarsimit në strukturat euroatlantike:

“ Motivi i anullimit të arritjes së kompromisit për çështjen e emrit tek disa struktura qeveritare qëndron në dëshirën e tyre që Maqedonia ende të mbetet jashtë kontrollit të institucioneve evropiane” , thotë Frçkovski.

  • Data 07.05.2008
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dv5f
  • Data 07.05.2008
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dv5f