1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia nuk ka alternativë tjetër reale pos integrimit në NATO dhe BE

Armata e Maqedonisë do të kontribuojë edhe gjatë viteve në vijim me njësitet e veta në misionet paqësore në Afganistan, Irak dhe Bosnje e Hercegovinë.

Një ushtar francez me flamurin e NATO-s dhe një maqedonas me flamurin e Maqedonisë

Një ushtar francez me flamurin e NATO-s dhe një maqedonas me flamurin e Maqedonisë

Presidenti i Maqedonisë Branko Crvenkovski në solemnitetin e përvjetorit të Armatës së Maqedonisë ka ritheksuar përcaktimet për formimin e një armate moderne konform standardeve të NATO-së. Edhe pse Maqedonia këtë vit nuk u pranua në NATO, ne do të vazhdojmë me reforma dhe kontributin në luftën globale kundër terrorizmit ka thënë Crvenkovski

“Është e qartë se pengesat që i vendos Greqia për hyrjen e Maqedonisë në integrimet euroatlantike, pavarësisht nga jolegjitimiteti i tyre i qartë, do të mbesin në fuqi, derisa nuk arrijmë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët për kontestin e emrit”, deklaroi presidenti Branko Crvenkovski. Sipas tij Maqedonia nuk ka alternativë tjetër reale pos integrimit në NATO dhe BE.

“Thellë jam i bindur se për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE nuk ekziston alternativë politike reale”, tha Crvenkovski. Ai theksoi se vendi nuk guxon të mbetet për një periudhë më të gjatë jashtë proceseve euroatlantike.

“Është gabim dhe e rrezikshme për ardhmërinë e Maqedonisë, nëse dikush mendon se është e mundur që Maqedonia të mbetet për një kohë të gjatë jashtë proceseve euroaltanike, kurse brenda të zhvillojë demokracinë dhe të ruajë nivelin e balansit ndëretnik”, ka theksuar presidenti Cërvenkovski.

Presidenti tha se, sipas shumë vlerësimeve dhe analizave, rajoni ynë, në përgjithësi filloi të lëvizë në drejtimin e dëshiruar edhe pse akoma të gjitha çështjet problematike nuk janë mbyllur.

Ministri i Mbrojtjes Zoran Konjanovski theksoi se integrimi i vendit në NATO është një përcaktim strategjik jo vetëm i qeverisë,por edhe i asociacioneve qytetare dhe organizatave joqeveritare.

“Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është koncept real dhe i pranueshëm për të gjithë qytetarët pa dallim kombësie, feje dhe përkatësie sociale .Përkrahja prej 90 % për antarsimin e vendit në NATO është për çdo respekt,“- deklaroi Ministri i Mbrojtjes Zoran Konjanovski. Ai ka premtuar se armata e Maqedonisë edhe gjatë viteve në vijim do të kontribuojë me njësitet e veta në misionet paqësore në Afganistan, Irak dhe Bosnje e Hercegovinë.

  • Data 18.08.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F0Hl
  • Data 18.08.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F0Hl