1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia nuk hyn në Nato pa zgjidhur çështjen e emrit

Maqedonia ka bërë reforma të sukseshme në përmbushjen e standardeve që kërkohen nga NATO, por për t`u antarësuar në aleancë, duhet të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë, ka deklaruar Rasmunsen në Maqedoni.

Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Andres Fog Rasmunsen arriti në vizitën e tij të parë zyrtare në Maqedoni. Rasmunsen i solli Shkupit porosinë e përsëritur disa herë: Për tu bërë anëtare e NATO-s Maqedonia, duhet të marrë vendime të rëndësishme.

Rasmussen në Shkup

Rasmussen takohet me Gruevskin, Shkup

E vlerësojmë përparimin që keni arritur dhe përkushtimin tuaj për reformat e nevojshme, por mbetet që të bëhen reforma të rëndësishme, kështu që mesazhi im është që të vazhdoni me reformat, vazhdoni që të kontribuoni dhe sa më shpejt të jetë e mundur të gjeni zgjidhje për çështjen me emrin, ka thënë Rasmunsen: "Ne e çmojmë përparimin tuaj në përmbushjen e standarteve të kërkuara nga NATO. Porosia ime është të vazhdoni me reformat dhe të bëni të gjitha përpjekjet, që të gjeni sa me shpejt një zjidhje për çështjen e emrit. Këto janë çelësat për hyrje në NATO," ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andres Fog Rasmunsen.

Kryeministri Gruevski, kërkoi më shumë vullnet nga ana e Greqisë për tejkalimin e këtij problemi duke potencuar se Maqedonia do të vazhdojë të punojë për tejkalimn e pengesës kryesore për antarësim në NATO: "Ne vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje për problemin e emrit. Nga ana jonë po bëjmë maksimumin por të njejtën gjë presim edhe nga pala tjetër. Deri atëherë Maqedonia, mbetet partner stabil i NATO-s. Ne do të vazhdojmë me reformat dhe me pjesëmarrjen në misionet paqësore të Aleancës," ka thënë kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Nikola Gruevski dhe Jorgos Papandreou

Nikola Gruevski dhe Jorgos Papandreou

Rasmunsen i përcolli të njëjtin qëndrim edhe liderit të BDI-s Ali Ahmeti dhe atij të LSDM-s, Branko Cervenkovski. Lideri i partisë shqiptare në pushtet Ali Ahmeti, thotë se është i bindur se pa zgjidhjen e çështjes së emrit, Maqedonia nuk mund të shpresojë në antarësim në strukturat euroatlanitke. Në këtë rrugë ka probleme të mëdha, duhen të merren qëndrime të guximshme nga Shkupi ka thënë Ahmeti: "Unë nuk mendoj që nuk do të realizojmë qëllimet për antarësimin e Maqedonisë në NATO, as nuk mendoj se nuk do të arijmë që sa më parë të fillojmë negociatat për antarësim në BE, këto janë qëllime tepër të rëndësishme për ne".

Takimi i Gruevskit me Rasmunsen vjen vetëm një ditë pas takimeve të kryeministrit të Maqedonisë me eurokomisarin për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle dhe me homologun e tij grek Papandreu në Bruksel. Qeveria në Shkup është në pritje të zgjidhjes së çështjes së emrit deri në nëntor, kur mbahet Samiti i NATO-s në Lizbonë.

Autor Fatos Musliu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 18.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NwxD
  • Data 18.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NwxD