1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia në zi

11 ushtarë të armatës së Maqedonisë humbën jetën prej rrëzimit të një helikopteri në afërsi të Shkupit.

default

Gjatë tërë natës ka vazhduar kërkimi për gjetjen e katër kufomave nga gjithsej 11 ushtarët e armatës së Maqedonisë që humbën jetën gjatë rrëzimit të helikopterit në afërsi të Shkupit. Supozohet se kufomat mund të jenë nën trupin e helikopterit i cili për shkak të hetimeve ende vazhdon të mbetet në vendngjarjen e incidentit. Havari, moti me mjegull apo faktori njeri , janë këto pyetjet më të shpeshta që parashtohen në gjetjen e përgjigjes së arsyes për rrëzimin e helikopterit të ushtrisë së Maqedonisë që shënon tragjedinë më të madhe sa i përket numrit të viktimave në këso llojë incidentesh. Ekipet e radarit në aeroportin e Shkupit e kanë humbur nga vëzhgimi helikopterin 6 milje para se ai të aterojë në pistën e aeroportit ushtarak. Fluturakja ka qenë në gjendje të mirë teknike, thonë përfaqësuesit e ministrisë së mbrojtjes. Dëshmitarët okularë thonë se para rrëzimit të helikopterit kanë dëgjuar shpërthime në ajër.

“Helikopteri u rrëzua afër shtëpisë sime. Unë vrapova dhe pash' se si nje trup njeriu po digjej. Ishte e pamundur të ofroja ndihmë se nga çdo anë kishte shpërthime. Flakët e zjarrit arrinin deri ne dhjetë metra, ishte pamje shokuese.” -thotë dëshmitari okular.

Presidenti Branko Crvenkovski ka deklaruar se bëhet fjalë për fatkeqësi të madhe, tragjedi dhe humbje e papritur. Qeveria pas mbledhjes së jashtëzakonshme ka formuar komision për ndjekjen e hetimeve. Dita e varrosjes së ushtarëve do të shpallet ditë zie në Maqedoni. Ministri i mbrojtjes Llazar Elenovski thotë se lajmin e ka përjetuar rëndë meqë ka qenë në mesin e paqëruajtësve të Maqedonisë në Kuvajt.

“Do t'i bëjmë të gjitha përpjekjet që përmes hetimeve të ndriçohet në tërësi incidenti. Këtë ua kemi borxh djelmoshave që humbën jetën duke kontribuar për paqën dhe stabilitetin në rajon” ka thënë Elenovski.

Telegram ngushllimi familjarëve dhe autoriteteve të vendit u ka dërguar edhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Havier Solana. Fatkeqësia është edhe më e madhe sepse Maqedonia po jep kontribut të dukshëm në misionet paqësore të BE-së duke i dhënë kështu përkrahje të plotë stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

  • Data 12.01.2008
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Coqv
  • Data 12.01.2008
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Coqv