1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia merr masa për të ndaluar keqpërdorimin e heqjes së vizave

Maqedonia do të bëjë çmos për të ndaluar qytetarët e saj të kërkojnë azil politik në vendet e BE-së duke keqpërdorur liberalizimin e regjimit të vizave.

Udhëtim pa viza në vendet e Shengenit

Udhëtim pa viza në vendet e Shengenit

Paralajmërimi i suspendimit të liberalizimit të regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë nga Komisioni Evropian, për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve nga këto dy vende, ka mobilizuar autoritetet më të larta në Maqedoni. Shkupi do të jetë i pamëshirshëm për kuazi agjensitë turistike, që i manipulojnë qytetarët, të cilët në vend të turistëve brenda natës shndërrohen në azilkërkues në vendet e BE-së, ka thënë ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Policia e Maqedonisë, ka shtuar masat e parandalimit për qytetarët që e keqpërdorin liberalizimin e regjimit të vizave. Vetëm brenda një jave 350 qytetarë janë penguar të lëshojnë Maqedoninë për shkak të dyshimeve, se udhëtojnë në vendet perendimore për të kërkuar azil, ose nuk kanë patur dëshmi për ta justifikuar udhëtimin e tyre si turist. “Janë formuar ekipe të specializuara të inspektorëve, që kontrollojnë në detaje punën e agjensive turistike, të cilat dyshohet se transportojnë azilkërkues në vendet e BE-së. Në ato agjensi ku do të vërehen anomali do të meren masa të pamëshirshme”, thotë Gordana Jakullovska.

Einreise in das Schengen-Gebiet ohne Visum

Udhëtim pa viza në vendet e Shengenit

Komiteti për ndjekjen e liberalizimit të vizave, pas paralajmërimeve serioze të Brukselit për kthimin e mundshëm të regjimit të vizave për Maqedoni, ka vendosur të inicojë ndryshime ligjore në Kodin penal, me të cilat keqpërdoruesit do të ndiqen edhe penalisht. “Nëse miratohen këto ndryshime, në këtë vepër penale do të përfshihen personat, që organizojnë migrim ilegal por edhe ata që do të shfrytëzojnë Maqedoninë si vend tranzit”, thotë Vasko Naumovski zëvëndës- kryeministër për integrime evropiane.

Brukseli do të vendosë në qershor, nëse do të kthehen vizat për qytetarët e Maqedonisë për të udhëtuar në vendet e Shengenit, ka paralajmëruar ambasadori i BE-së në Maqedoni, Piter Sorensen. “Një mision i Komisionit Evropian është duke qëndruar në vendet e rajonit për të monitoruar për së afërmi respektimin e liberalizimit të vizave. Ata do të përgatisin raportin e tyre në qershor dhe vetëm atëherë mund të dimë se çka do të përmbajë ky raport," thotë Piter Sorensen.##b

Qeveria e Maqedonisë pas sinjaleve nga vendet e Bashkimit Evropian për numrin e madh të azilkërkuesve dhe mundësinë për aplikimin e sërishëm të vizave, përveç masave politike ka ndërmarrë edhe hapa konkrete nga sfera e ekonomisë. Në përgatitje e sipër është projekti për investime infrasktrukturore dhe hapjen e vendeve të reja të punës, në ato rajone prej ku vjen numri më i madh i qytetarëve, që kërkojnë azil politik në vendet e Bashkimit Evropian.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Aida Cama