1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia me komision të ri zgjedhor

Kryetari i ri i komisionit shtetëror zgjedhor në Maqedoni, Aleksandar Novakovski ka kërkuar përkrahje nga partitë politike, që të mbajnë përgjegjësinë për eliminimin e incidenteve zgjedhore.

Zgjedhje në Maqedoni

Zgjedhje në Maqedoni

Parlamenti i Maqedonisë ka zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e rinj të Komisionit shtetëror zgjedhor. Obligim parësor i komisionit do të jetë organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në mars të vitit 2009, kur në Maqedoni do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe lokale.

Aleksandar Novakovski, kryetar i komisionit shtetëror zgjedhor i ka vlerësuar zgjedhjet e ardhshme si një test për Maqedoninë, për integrimin e saj në strukturat euroatlantike. “Do të bëjmë çmos që zgjedhjet t`i organizojmë në mënyrë sa më të mirë, andaj kërkojmë mbështetje nga institucionet përgjegjëse dhe partitë politike, që të mbajnë përgjegjësi, që në këto zgjedhje të mos ketë asnjë incident,” thotë Aleksandar Novakovski.

Për zgjedhje të ndershme dhe demokratike është prononcuar edhe ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Filip Riker. Maqedonia duhet të punojë në implementimin e rekomandimeve të ofruara nga OSBE. “Është e drejtë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, për të shprehur lirshëm vullnetin e tyre dhe votat e tyre të numërohen në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Nuk duhet të ketë tolerancë për dhunë zgjedhore, frikësim apo parregullsi,” thotë ambasadori amerikan, Filip Riker.

Kryetari i Demokracisë së re, Imer Selmani, e vlerëson si të gabuar mendimin se, incidentet zgjedhore ndodhin vetëm tek shqiptarët. “Unë jam shumë i bindur dhe i sigurt, se shqiptarët e Maqedonisë dinë të votojnë, por shteti ka përgjegjësinë kryesore të organizojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike.” Edhe deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, vlerëson se nuk janë militantët partiakë ata që mund të keqpërdorin në maksimum procesin zgjedhor. “Por, rreziku më i madh ekziston kur policia vihet në shërbim të militantëve partiakë. Po qe se në zgjedhjet e ardhshme policia do të garantojë se do të vihet në shërbim të votës së lirë, nuk ka dyshim se do të kemi një proces të shkëlqyeshëm zgjedhor.”

Analistë nga vendi vlerësojnë se edhe një incident më i vogël në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe lokale do të thotë një hap mbrapa në proceset eurointegruese në vend.

  • Data 11.12.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GDp9
  • Data 11.12.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GDp9