1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia lë pas një vit të suksesshëm në luftën kundër krimit të organizuar

Bilanc i punës së Maqedonisë në luftën kundër korrupsionit dhe trafikut të organizuar, bërë nga ministrja e brendshme maqedonase, Gordana Jankullovska.

default

Ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska

Ministrja e punëve të brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska në konferencën e fundvitit me gazetarët, vitin 2008 për Maqedoninë e ka vlerësuar të suksesshëm në shumë aspekte. Sipas Jankullovskës suksese ka patur në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, por edhe në parandalimin e prostitucionit, krimit ekonomik. Suksese janë shënuar edhe në parandalimin e dhunës në familje. Për këtë policia e Maqedonisë ka marë vlerësime pozitive edhe nga Komisioni Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Policia e Maqedonisë ka arritur që të zbulojë 1200 vepra penale të fushës së krimit të organizuar dhe atij ekonomik. Nga këto krime buxheti i Maqedonisë ka pësuar humbje prej mbi 100 milionë eurosh. Jankullovska: “Maqedonia ka treguar se ka kapacitet, dëshirë dhe dituri të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.“ Shefja e policisë ka shprehur mirënjohje edhe për pjesëtarët e njësisë policore “Alfa” të cilët kanë arrestuar 4.000 persona, prej të cilëve 1500 kërkoheshin me anë të fletëarresteve.

Në konferencën e shtypit, Jankullovska është shprehur për ngjarjet në Preshevë. Maqedonia po ndjek me vëmendje situatën në Luginën e Preshevës, ka thënë ministrja Jankullovska. Varet si do të zhvillohen ngjarjet atje, për të marrë vendimin nëse Maqedonia duhet të marrë masa shtesë sigurie. Edhe pse për momentin nuk ka kanosje më serioze për sigurinë e Maqedonisë gjithsesi ngjarjet në rajon duhen trajtuar me vëmendje të posaçme, ka thënë ministrja Gordana Jankullovska.

Ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar ashpër aksionin e njësiteve speciale të policisë serbe në luginën e Preshevës. Edhe Partia Demokratike Shqiptare është shprehur se dënon fuqimisht ngjarjet e Preshevës duke i cilësuar si akte që kanë si synim tensionimin e situatës në rajon.

  • Data 29.12.2008
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GOkh
  • Data 29.12.2008
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GOkh