1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia - jo efikase në shrytëzimin e fondeve të IPA

Në një debat të organizuar në Parlamentin e Shkupit është konstatuar se Maqedonia shumë pak i shfrytëzon fondet e programit europian IPA krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

default

Foto simbolike e flamujve: BE-Maqedoni

Që nga viti 2007 Maqedonia si nënshkruese e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim me BE ka fituar të drejtën për të shfrytëzuar fondet e programit IPA të BE-së . Gjatë kësaj periudhe mjetet financiare të Brukselit të dedikuara për projekte janë shfrytëzuar shumë pak nga institucionet në Maqedoni. Ekspertët dhe organizatat joqeveritare kanë dhënë alarmin për domosdoshmërinë dhe trajtimin serioz të shfrytëzimit të këtyre fondeve. Biljana Stojanovska nga Instituti i Politikave Evropiane vlerëson se mosshfrytëzimi i mjeteve financiare nga IPA në Maqedoni është rezultat i moskoordinimit të institucioneve shtetërore dhe kapaciteti jo i duhur profesional i administratës

“Arsyet për shkallën e ulët të shfrytëzimit të këtyre fondeve janë të shumta. Unë do të theksoja kapacitetin e ulët të administratës dhe mungesën e një strategjie kombëtare lidhur me prioritetet e realizimit të projekteve përmes fondeve IPA” , thekson Stojanovska.

Bojan Mariçiq nga Qendra për arsim evropian thotë se në Maqedoni asnjë institucion shtetëror nuk ka bërë një analizë nga e cila do të dihej se ku qëndron problemi me mosrealizimin e mjeteve financiare nga fondet e IPA-s. Sipas tij edhe pse Maqedonia është nga vendet e para që ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ajo në krahasim me vendet e tjera të rajonit, nuk ka qasje të mjaftueshme në paratë evropiane që do të ndihmonin në përforcimin e kapaciteteve institucionale.

“Qeveria deri më tani nuk ka publikuar asnjëherë një prezantim apo analizë ku do të shihej se ku janë dedikuar paratë nga fondet e programit IPA. Konkurimi për shfrytëzimin e projekteve të mbështetura nga këto fonde në Maqedoni bëhet në mënyrë të shpejtë dhe jo me ndonjë koordinim të qeverisë”, shprehet Borjan Mariçiq.

Me administratë profesioniste akceptohen më lehtë fondet e IPA

Mazedonien - Sonderausschuss 24.12.2012

Komisioni për politikë të jashtme në Parlamentin e Maqedonisë

Sipas organizatave joqeveritare, Maqedonia që nga viti 2007 ka shfrytëzuar më pak se një të tretën e shumës prej 622 milionë euro të planifikuara për shfrytëzim nga programi IPA. Profesor Dimitar Mirçevski, pohon se Maqedonia deri më tani nuk ka pasur sukses në shfrytëzimin e fondeve të IPA . "Nuk duhet kërkuar faji tek Bashkimi Evropian, sepse kriteret për të fituar projekte nga fondet IPA janë strikte dhe të qarta. Nëse nuk plotësohen kushtet nuk mund të shpresohet në mbështetje financiare të BE-së", thotë Mirçevski.

“ Unë e përcjell funksionimin e fondeve dhe implementimin e tyre. As gjysma e mjeteve që janë dedikuar për Maqedoninë nuk janë shfrytëzuar. Ne duhet të investojmë dhe të kualifikojmë administratën si në institucionet e pushtetit lokal po ashtu edhe në atë qëndror për të realizuar me sukses shfrytëzimin e fondeve evropiane”, deklaroin për DW ai.

Opozita fajëson qeverinë

Deputetët e opozitës Igor Ivanovski nga LSDM dhe Bekim Fazliu nga PDSH si fajtor kryesor për dështimin e shfrytëzimit të programit IPA adresojnë veprimet e qeverisë. Në vend që të shfrytëzohen mjetet e IPA të cilat janë të pakthyeshme, qeveria më së shumti përqëndrohet në marrjen e kredive të cilat edhe ashtu rëndojnë buxhetin e brishtë të Maqedonisë, thonë deputetët e opozitës.

Transparencë në thithjen e mjeteve nga fondet evropiane

Mazedonische Verteidigungsminister Fatmir Besimi

Fatmir Besimi, ministri për Integrimin Europian të Maqedonisë

Zëvëndëskryeministri për Integrimin Europian, Fatmir Besimi thotë se po bëhen përpjekje maksimale për shfrytëzimin sa më racional të fondeve të BE-së. Në këtë drejtim, sipas tij ka transparencë të plotë dhe konkurimi është i hapur për të gjithë. Shfrytëzim i suksesshëm i fondeve të IPA në Maqedoni është vërejtur vetëm në bashkëpunimin ndërkufitar. Ministri i Pushtetit Lokal Tahir Hani thotë se Maqedonia udhëheq në këtë drejtim duke realizuar një sërë proektesh me vendet fqinje .

“ Sapo ka përfunduar realizimi i një projekti të mbështetur nga fondet e IPA mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Së shpejti do të ketë edhe shpallje publike për realizimin e një projekti mes Maqedonisë dhe Kosovës, ku të gjitha subjektet relevante nga të dyja vendet, do të mund të aplikojnë në shfrytëzimin e mjeteve të dedikuara për bashkëpunim ndërkufitar”, thotë Tahir Hani.

Drejtori i Institutit për Strategji Ekonomike dhe marëdhënie ndërkombëtare Rizvan Sulejmani, vlerëson se jo vetëm Maqedonia por edhe vëndet e tjera të rajonit duhet të shfrytëzojnë me më sukseskëto fondet, sepse me këto mjete BE përforcon institucionet e brishta demokratike të vendeve të rajonit që synojnë të bëhen anëtare të familjes evropiane.

“ Analizat tregojnë se Maqedonia, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi, për fat të keq shfrytëzojnë fondet e IPA në nivel të ulët që sillen nga 17 deri 19%. Në këtë grup shtetesh më mirë qëndron vetëm Serbia, e cila shfrytëzon 23% të mjeteve nga IPA”, thotë Sulejmani.

Sektori civil kërkon nga qeveria që në çdo fundviti të prezentohen të dhënat e sakta për konkuruesit dhe shfrytëzimin e mjeteve financiare nga projektet e programit europian IPA.