1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia hap zyrtarisht dialogun për liberalizimin e tërësishëm të regjimit të vizave me BE-në

Fratini: Bisedime për liberalizimin së shpejti edhe me Serbinë dhe Malin e Zi, por liberalizmi i vizave nuk do të jëtë paketë për të gjitha shtetet e Ballkanit. Secili shtet do të vlerësohet në mënyrë individuale.

default

BE Maqedonia

“Pas përfundimit të bisedimeve zyrtare qytetarët e Maqedonisë do të kenë të drejtën të shëtisin vetëm me pasaportë nga Vjena në Helsinki dhe nga Lisbona në Kopenhagë.” - tha komisari i BE-së për politikën e brendshme Franko Fratini, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Bildgalerie EU-Kommissare Italien Franco Frattini

Franco Frattini

“Shteti juaj po tregohet shumë ambicioz për të përfunduar sa më shpejtë këtë proces, mirëpo nuk mund të prognozojmë se kur do të përfundojnë bisedimet. Kjo varet nga ju, konkretisht nga ajo, se sa do të reformoni pjesët që janë të nevojshme për liberalizmin e vizave.” - deklaroi Fratini ne Shkup.

Gjithësesi sipas Fratinit dialogu për finalizimin e liberalizimit të regjimit të vizave ka gjasa të përfundoj në fund të këti viti. Fratini shtoi se së shpejti BE-ja do të fillojë bisedimet për liberalizimin e vizave edhe me Serbin dhe Malin i Zi. Kjo formë e liberalizmit të vizave nuk do të jëtë si paketë për të gjitha shtetet e Ballkanit, sepse secili shtet do të vlerësohet në mënyrë individuale, theksoi Fratini.

Sipas Gruevskit liberalizimi i regjimit të vizave do të jetë një lajm i mirë pritur nga komuniteti i biznesit, studentët por edhe të gjithë qytetarët. “Shpresojmë se deri në fund të këtij viti bisedimet do të përfundojnë dhe në fillim të vitit të ardhshëm regjimi i vizave me BE-në do të liberalizohet tërsisht. Nëse Maqedonia ka përfunduar përgatitjet teknike mbetet që mëtej të meret vetëm vendimi politik i BE-së, theksoi Gruevski.

Ministri i Punëve të Brendshme të Sllovenisë, Dragutin Mate, vendi i të cilit kryeson BE-në, tha se Sllovenia mendon sinqerisht se Maqedonia duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe se në këtë drejtim mbështetja e Lubjanës nuk do të mungojë.

  • Data 21.02.2008
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DAz1
  • Data 21.02.2008
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DAz1