1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia hap kufirin për refugjatët

Maqedonia i nënshtrohet fuqisë së realitetit, heq bllokadën e kufirit dhe lejon qindra refugjatë të hyjnë në vend.

Maqedonia hapi kufirin e saj për refugjatët me sa duket për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm. Më shumë se 1.500 refugjatë, kryesisht sirianë, hyrë në vend dhe policia nuk ndërhyri.

Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme deklaroi se policia nuk do të përdorë dhunë kundër refugjatëve, po megjithatë do të vazhdojë të mbikëqyrë edhe më tej kufijtë. Sipas "kapacitëve të mundshm" Maqedonia do të lejojë të hyjnë në vend ditët e ardhshme më shumë refugjatë. Por fillimisht emigrantët që kanë hyrë duhet të largohen nga stacioni i Gjevgjelias në drejtim të Serbisë, përndryshe qyteti kufitar kërcënohet nga një "krizë humanitare".

Megjithëse në drejtim të Serbisë janë nisur shumë refugjatë, ende në Gjevgjelie janë duke pritur rreth një mijë refugjatë. Sipas njoftimeve të policisë, autoritetet kanë lëshuar që nga e shtuna dokumente për rreth 4.000 emigrantë, duke i lejuar ata që të vazhdojnë rrugën drejt Serbisë. Në brezin e gjelbër mes fshatit grek Idomeni dhe Gjevgjelies janë duke pritur ende rreth 200 vetë, ndërsa qindra të tjerë kanë arritur në qytetin grek Kilkis.

Kufiri në Gjevgjeli ishte e mbyllur për tri ditë dhe aty pati skena dramatike, sepse mijëra njerëz u detyruan ta kalonin natën pa ushqim dhe ujë në shi të fortë në kufirin e mbyllur me tela me gjemba. Të shtunën pasdite rreth një mijë refugjatë arritën t'i kalonin barrikada kufitare dhe vërshuan në territorin e Maqedonisë. Policia përdori shkopinj gome, por pastaj e hapi kufirin krejtësisht.

DW.COM