1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia ende pa propozim konkret për çështjen e emrit

Analistët politikë vendas vlerësojnë se arsyetimet e kryeministrit Gruevski për moszgjidhjen e problemit janë shterrur dhe se qeveria duhet të marrë përgjegjësinë për zhbllokimin e bisedimeve.

default

Parlamentarët evropianë Zoran Thaler, Alojz Peterle, Jorgo Shacimarkakis dhe ministri maqedonas për çështjet evropiane, Vasko Naumovski.

Në prag të vizitës së ndërmjetësit të OKB-së për çështjen e emrit Metju Nimic në Shkup Maqedonia ishte e vizituar nga një numër i madh i diplomatëve evropianë dhe amerikanë, të cilët kanë shprehur domosdoshmërinë e zgjidhjes së kontestit greko-maqedonas lidhur me emrin.

Mathew Nimitz, UN Mediator in dem Namentstreit zwischen Mazedonien und Griechenland

Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit, Metju Nimic

Analistët vendas thonë se Maqedonia është vënë nën presion para rifillimit të bisedimeve, por edhe për shkak të afatit, që ka caktuar BE, që çështja e emrit të zgjidhet deri në qershor që Maqedonia të mund të zhbllokojë procesin e eurointegrimeve. Eksperti për çështje diplomatike, Mahi Nesimi, angazhimin e ndërkombëtarëve në zgjidhjen e kontestit për emrin e vlerëson si domethënës.

“I gjithë angazhimi i tyre do të rezultojë me sukses për shkak se është koha e fundit që të dy vendet të vetëdijësohen se Ballkani më në fund duhet të qetësohet.“ thotë Nesimi.

Ambasadori në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë Risto Nikovski vlerëson se autoritetet e vendit janë nën presion të ndërkombëtarëve për ndërrimin e emrit.

“Bisedimet diplomatike nuk janë çdo herë transparente, idetë dhe propozimet nuk zbërthehen deri në fund. Jam i mendimit se Maqedonisë po i imponohet zgjidhje, e cila vështirë se mund të pranohet nga populli dhe vetë pushtetarët,” vlerëson Nikovski.

Treffen des Mazedonischen Ministerpräsidenten, Nikola Gruevski mit dem Herrn Mathew Nimitz

Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski me Ndërmjetësuesin e OKB-së, Metju Nimic

Profesori i së drejtës ndërkombëtare Denko Malevski thotë se fjalori diplomatik është gjuhë e inkurajimit dhe e nxitjes. Klasa politike në Maqedoni duhet të jetë mirënjohëse për vullnetin e ndërkombëtarëve për të ndihmuar në kontestin për emrin. Sipas profesorit Malevski qeverisë i ka munguar vizioni në bisedimet për emrin. “Në vend që të shkojmë drejt një vizioni modern për ardhmërinë e Maqedonisë, ne kthehemi në histori, duke prekur aty, ku Greqia e shikon identitetin e saj. Kthimi në histori e bën kontestin edhe më të vështirë”, thotë Malevski.

Jorgo Shacimarkakis, euro deputeti gjerman me origjinë greke, i cili kryesonte delegacionin e komitetit të përzier parlamentar BE-Maqedoni, përcolli në opinion optimizimin e kryeministrit për përparim konkret në bisedimet për emrin. “Sinjalet pozitive, të cilat i shprehu kryeministri Gruevski ishin një suprizë pozitive. Nëse kjo frymë pozitive, që ai e përcolli vazhdon dhe nëse Athina do të mbajë ritmin e kësaj fryme, jam i bindur se do të ketë përparim për këtë çështje”, ka thënë në Shkup Shacimarkakis. Por optimizmin e eurodeputetit e ka demantuar kryeministri Gruevski.

Mazedonien EU-Parlamentarier Jorgo Chatzimarkakis Skopje

Europarlamentari Jorgo Shacimarkakis

“Demantoj se në takimin me eurodeputetët ka patur ndonjë propozim konkret nga ana ime për zgjidhjen e problemit me emrin”, është shprehur Gruevski.

Analisti politik Salajdin Saliu është i mendimit se të gjitha mundësitë e manipulimeve të kryeministrit Guevski janë shterrur. “Detyrimisht, Maqedonia duhet të marrë hapin e guximshëm, kjo qeveri duhet të marrë përgjegjësinë mbi vete dhe të fillojë një llojë negociate shumë më serioze,” vlerëson Salajdin Saliu.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Angjelina Verbica









  • Data 22.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M88x
  • Data 22.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M88x