1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia do të votojë e përmbajtur per rezolutën serbe për Kosovën në OKB

MPJ e Maqedonisë: "Nëse do të votonim për apo kundër, atëherë do të deklaroheshim ose pro serbëve apo pro kosovarëve".

Nënkryetari i qeverisë maqedonase për eurointegrime Ivica Bovecski ka kanfirmuar se Maqedonia do të përmbahet gjatë votimit në OKB për rezolutën serbe për Kosovën.

Nënkryetari i qeverisë maqedonase për eurointegrime Ivica Bovecski ka konfirmuar se Maqedonia do të përmbahet gjatë votimit në OKB për rezolutën serbe për Kosovën.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të mërkurën do të ketë në rend dite rezolutën serbe për rishqyrtimin e pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë. Nëse për këtë rezolutë do të deklarohen më shumë se gjysma e 192 anëtareve të OKB-së, atëherë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e formuar nga OKB-ja do t`i përgjigjet pyetjes se “A është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare vendimi i institucioneve të përkohshme të Kosovës për shpalljen e njëanshme të pavarësisë”.

Maqedonia do të përmbahet gjatë votimit në OKB për rezolutën serbe për Kosovën

Në këtë seancë të Asamblesë se Përgjithshme të OKB-së Maqedonia do të votojë e përmbajtur lidhur me rezolutën serbe e cila ka për qëllim që Gjykata Ndërkombëtare e Hagës të shqyrtojë bazën juridike për pavarësinë e Kosovës. Qëndrimi është shprehur nga Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup. “Nëse do të votonim për apo kundër, atëherë do të deklaroheshim ose pro serbëve apo pro kosovarëve”, theksojnë në Ministrinë e Puneve të Jashtme te Maqedonise.

Edhe nënkryetari i qeverisë për eurointegrime Ivica Bovecski ka kanfirmuar se Maqedonia do të përmbahet gjatë votimit në OKB për rezolutën serbe për Kosovën.

“Ajo që e dallon Maqedoninë nga vendet e tjera në rajon është se politika jonë e jashtme ka qenë politikë paqëdashëse dhe e një shteti shumë racional. Ne asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë ngutje në marrjen e vendimeve , as personale as partiake, por përkundrazi çdoherë është punuar për interesat shtetërore të Maqedonisë, kështu do të veprojmë edhe në këtë rast pa dallim se ka thirrje të llojllojshme në këtë periudhë."

Në plan të parë interesat kombëtare e shtetërore

Nënkryetari Bovecski thotë se vendimi të cilin do ta sjellë Maqedonia për Kosovën do të mbështetet në interesat kombëtare e shtetërore, gjithnjë duke pasur parasysh interesat që kanë të bëjnë me anëtarsimin e vendit në NATO dhe BE.

Ditë më parë ,Presidenti i shtetit Branko Crvenkovski nga Brukseli porositi se ka ardhur koha që të meret vendim lidhur me njohjen e pavarsisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë. Gjithnjë sipas Crvenkovskit këtë vendim në bazë të kushtetutës duhet ta marrë qeveria.Gjithashtu në këtë fundjavë në Shkup janë takuar bisnismenët kosovarë dhe maqedonas .Edhe pse është konstatuar një bashkpunim i frytshëm në këmbimin tregtar midis dy vendeve, ish-ministri i ekonomisë Stevçe Jakimovski dhe Besim Beçaj nga Oda ekonomike e Kosovës kanë konstatuar se mosnjohja e pavarsisë së Kosovës mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve.Vitin e kaluar, këmbimi tregëtar midis Prishtinës dhe Shkupit ka arritur shumën prej 180 milionë eurosh.

  • Data 07.10.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FVau
  • Data 07.10.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FVau