1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia dhe Greqia së shpejti në bisedime për emrin

Bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësimin e OKB-së për çështjen e emrit do të rifillojnë menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme në Greqi

Flamuri i Maqedonisë

Flamuri i Maqedonisë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi që do të mbahen në këtë fundjavë dhe mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kanë riaktualizur çështjen e zgjidhjes së kontestit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Gjatë fushatës zgjedhore në Greqi është folur edhe për çështjen e emrit. Deklaratat e ministres së punëve të jashtme të Greqisë Dora Bakojani se suksesi më i madh i qeverisë ka qenë arritja e unitetit të të gjitha partive politike për çështjen e emrit dhe se pa zgjidhjen e emrit Maqedonia mund të ballafaqohet me veto për anëtarsimin e saj në BE, janë pritur me indinjatë të thellë në qarqet politike të Shkupit.

Ministri jashtëm maqedonas Miloshoski dhe homologja e tij greke Bakojani

Ministri i Jashtëm maqedonas Miloshoski dhe homologja e tij greke Bakojani

Edhe deklaratat e Papandreut jo aq shpresëdhënëse

Edhe qëndrimet e liderit të Pasok-ut Jorgos Papandreu nuk kanë qenë aq shpresëdhënëse për zgjidhjen e çështjes së emrit. Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov gjatë qëndrimit në Nju Jork, ka marë premtime nga zëvendës sekretari amerikan i shtetit Xhejms Strojberg se, pas 4 tetorit, do të intensifikohen bisedimet për zgjidhjen e çështjes së emrit. Presidenti Ivanov ka thënë se për Maqedoninë dy qëllimet strategjike mbeten integrimi në BE dhe NATO. Ai beson se me ndihmën e mekanizmave të OKB-së, do të zgjidhet kontesti absurd, që, sipas tij, e imponoi Greqia, duke i shkelur obligimet ndërkombëtare. Kryeministri Nikolla Gruevski ripërsëriti qëndrimin se Shkupi në tërë pocesin e bisedimeve, ka treguar gatishmëri serioze për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Bogorodica, pika e kalimit kufitar Maqedoni-Greqi

Bogorodica, pika e kalimit kufitar Maqedoni-Greqi

Gruevski i gatshëm për zgjidhjen e problemit të emrit

" Në këtë moment mund të deklaroj se do të japim gjithçka që varet nga ne që të arijmë deri tek zgjidhja e problemit, por kuptohet, ne jemi për një zgjidhje nga e cila do të jenë të kënaqura të dyja palët, e ne veçanti qytetarët e Maqedonisë".

Ministri i Jashtëm Antonio Milloshoski vlereson se absurditeti i politikës greke shkon atje ku s'mban, sepse politikanët grekë marrin të drejtën dhe mendojnë se mund të ndërrojnë emrin e një shteti tjetër.

Milloshoski shprehet për një fqinjësi të mirë me Greqinë

" Ky problem ka shkaktuar humbjen e energjisë dhe kohës për të dyja vendet. Jam i mendimit se do të vijë koha që kjo çështje të mbyllet dhe Maqedonia dhe Greqia të zhvillojnë një fqinjësi të mirë si dy anëtare të plota të NATO-s, dhe BE-s", vlereson Milloshoski.

Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit, Metju Nimiç ka deklaruar në Nju Jork, se në tryezën e bisedimeve ka mjaft ide që Maqedonia dhe Greqia të fillojnë të mendojnë për gjetjen e zgjidhjes. Gjithnjë, sipas Nimiç, pas përfundimit të zgjedhjeve në Greqi, do të rifillojnë bisedimet midis Shkupit dhe Athinës për harmonizimin e qëndrimeve reth ideve të tija për zgjidhjen e kontestit për emrin.

Autor: Fatos Musliu/Angjelina Verbica

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

  • Data 03.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jwuk
  • Data 03.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jwuk