1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedonia është "minë me sahat"

DW26 Prill 2008

Shtypi ndërkombëtar për Maqedoninë dhe Turqinë

https://p.dw.com/p/Dp7A
Fotografi: dpa

Historiani Paul Lendvai, në një koment të botuar në të përditshmen austriake DER STANDARD e quan problemin e Maqedonisë një "minë me sahat".

Lendvai citon ndër të tjera poetin francez Paul Valery me fjalët: 'Historia justifikon çfarë të duash, ajo nuk sqaron asgjë, sepse nuk ka asgjë që nuk mund të dëshmohet me anë të saj.' Prandaj edhe nuk ekziston vetëm histeria e serbëve për Kosovën, por edhe historia e grekëve për Maqedoninë. Gjithashtu do të ishte hipokrizi të injorohej nacionalizmi agresiv i shumë shqiptarëve të Maqedonisë, që së bashku me rrefuzimin e maqedonasve për t'u siguruar shqiptarëve të drejta të zgjeruara pakicash, sollën luftën civile në vitin 2001. Në Maqedoni e përreth është kurdisur sërish mina me sahat."

Gazeta e franceze LE MONDE shkruan për marrëdhëniet Turqi BE në prag të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së (29.04) në Luksemburg:

"Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Turqia që të përshpejtojë reformat për të mundësuar anëtarësimin e saj në BE. Pavendosmëria e Erdoganit është shkak për t'u shqetësuar. Pyetja që shtrohet është se a është ai me të vërtetë i vendosur që ta çojë vendin e tij drejt demokracisë, apo mos vallë miqtë evropianë të Turqisë po e nënçmojnë rrezikun e depërtimit të islamizmit të vendit. Brukseli dhe Ankaraja duhet të sqarohen në se duan të shmangin rritjen e mosbesimit reciprok. "