1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedoni: VMRO-DPMNE del fituese me 51 mandate deputetësh

13 Dhjetor 2016

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka shpallur rezultatet zyrtare nga zgjedhjet parlamentare dhe ndarjen e mandateve në bazë të procesverbaleve origjinale.

https://p.dw.com/p/2UBKt
Mazedonien Wahlen Anhänger der regierenden VMRO-DPMNE feiern den Sieg
Fituesit festojnëFotografi: Getty Images/AFP/R. Atanasovski

Sipas njoftimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandate, LSDM 49, në bllokun e partive politike shqiptare BDI ka fituar 10 mandate, Lëvizja BESA 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 mandate. Në përbërjen e re parlamentare, partitë politike shqiptare nga gjithsej 120 do të kenë 20 deputetë. Parlamenti pas zgjedhjeve parlamentare duhet të takohet në mbledhje konstitutive më së voni 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Mbledhjen konstitutive e thërret kryetari i Parlamentit nga përbërja e kaluar. Në rast se mbledhja nuk zhvillohet në afatin e paraparë, atëherë deputetët mblidhen vetë dhe konstituojnë Parlamentin në ditën e 21-të pas zgjedhjeve.

Më pas, presidenti i shtetit është i obliguar që në afatin prej 10 ditëve nga konstituimi i Parlamentit mandatin për formimin e Qeverisë t'ia japë kandidatit të partisë ose partive që kanë shumicë në Parlament. Mandatari në afat prej 20 ditëve nga besimi i mandatit paraqet program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë. Qeverinë, e zgjedh Parlamenti me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Mazedonien Parlamentswahlen
Fotografi: DW/ P. Stojanovski

Vlerësime pozitive nga ndërkombëtarët

Misioni i OSBE-ODIHR-it procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni e ka vlerësuar kryesisht të rregullt, të administruar mirë dhe pa incidente të mëdha. Sipas tyre zgjedhjet parlamentare në Maqedoni ishin konkurruese dhe thelbësore për zgjidhjen e krizës së thellë politike në vend. "Pjesëmarrja e lartë dëshmon se votuesit e kuptuan rolin vendimtar që e ndërmarrin zgjedhjet e lira për të ardhmen e vendit të tyre. Kishte disa raste, kur votuesit nuk mund ta gjenin veten në lista. Lëshimet ligjore duhet të gjejnë përgjigje. Gjatë fushatës vërejtëm trysni ndaj administratës, disa raste edhe vetë i vërtetuam”, ka vlerësuar koordinatori special i OSBE-ODIHR,-it Roberto Battelli.

Ndësa përfaqësuesi i Këshillit Europian Stefan Shenesh" theksoi se këto zgjedhje ishin ndryshe. "Presioni ndaj administratës duhet të ndalet urgjentisht, protagonistët politik duhet të përpiqen për rekomandimet e BE-së. Tërë vendi duhet të zëvendësojë ndarjen etnike me bashkëpunim për ndërtim të së ardhmes së përbashkët”, ka thënë ai. Tanda De Zulueta nga OSBE-ODIHR vlerësoi se "procesi zgjedhor ishte pozitiv. Vlerësojmë se ky është hap thelbësor për zgjidhjen e krizës. Duhet të punohet në çështjen e mediave.Duhet ende punë. Ka hapësirë edhe shumë gjëra për të përmirësuar."

Mazedonien Jubel Wahlen Zoran Zaev
Zoran ZaevFotografi: picture-alliance/dpa/V. Xhemaj

Bejli: Zgjedhjet hap i parë për dalje nga kriza

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli vlerësoi se në përgjithësi zgjedhjet ishin të mira, me disa parregullsi procedurale. I bëjmë thirrje qeverisë së ardhshme, të vazhdojë të punojë në ndërtimin e kapaciteteve të KSHZ-së dhe t'i zgjidhë çështjet strukturore dhe juridike në lidhje me Listën zgjedhore, ka thënë ambasadori amerikan Xhes Bejli.

Ai vlerëson se mbajtja e qetë e zgjedhjeve është hapi i parë drejt daljes nga kriza, ndërsa i inkurajoi partitë që do të formojnë qeverinë që të punojnë në mënyrë konstruktive me opozitën me qëllim që të sigurohen reformat, të cilat janë të rëndësishme drejt integrimeve euroatlantike duke vendosur theksin e veçantë tek sundimi i së drejtës. "Atë që e treguan këto zgjedhje është se për qytetarët e Maqedonisë është e rëndësishme që vendi të inkuadrohet drejt BE-së dhe NATO-s, sepse është faktor bashkues. Në këtët drejtim do të keni mbështetjen tonë”, është shprehur ambasadori I SHBA-ve në Maqedoni, Xhejs Bejli.

 

Fatos Musliu, me bluzë polo të kuqe në ambient zyre. Në sfond duket një monitor me faqen e DW shqip
Fatos Musliu korrespondent i DW nga Shkupi, Maqedonia e Veriut