1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedoni: Shkarkohet nga posti negociatori Nikolla Dimitrov

Edhe gjatë miratimit të rezolutës për emrin në parlamentin e Maqedonisë u vërejtën dallime të mëdha mes presidentit dhe kryeministrit për zgjidhjen e çështjes së emrit

default

Pamje nga parlamenti në Shkup

Parlamenti i Maqedonisë miratoi me shumicë votash rezolutën për çështjen e emrit. Kjo rezolutë konsiston në unitetin gjithëpartiak dhe hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore për zgjidhjen e kontestit të emrit me palën greke. Presidenti Branko Cërvenkovski ka vlerësuar se vendit i duhet një strategji e re, konsensus dhe unitet shtetëror në procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit. Ai nga foltorja e parlamentit njoftoi, se ka sjellur vendim për ndërprerjen e mandatit të negociatorit të deritanishëm, ambasadorit Nikolla Dimitrov.

" Me qëllim që t´i jepet fund kësaj situate joserioze, e cila tashmë përdoret nga pala greke si argument kundër nesh për prezencën e dy negociatorëve, solla vendim që shefit të delegacionit të Maqedonisë në bisedime Nikolla Dimitrov t´i ndërpritet mandati si negociator për emrin në kontestin me Greqinë. Prej sot negociator i vetëm është Martin Protugjer” ka deklaruar presidenti Branko Crvenkovski.

Kryeministri Nikolla Gruevski tha se për çfarëdo zgjidhje për kontestin e emrit do të vendosin qytetarët nëpërmjet referendumit.

"I mbetemi besnik asaj ideje, se qendrimi ynë final për këtë çështje, pavarësisht se çfarë propozimi do të marrim, duhet të kalohet në shqyrtim tek qytetarët në referendum. Rezultati i atij referenduimi, vendimi i shumicës së qytatarëvem do të jetë udhërrëfyesi ynë për më tutje", tha kryeministri Nikolla Gruevski. Ai nënvizoi se prioritet parësor i qeverisë edhe më tej mbetet anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Çështja e emrit të mos përdoret për politikë ditore

Në përgatitjen e strategjisë parashihet të kyçen të gjitha partitë parlamentare dhe ekspertët. Lideri i PRSD-së Tito Petkovski tha se iniciativa kishte për qellim rritjen e nivelit të palës negociuese dhe ndërtimin e një strategjie të përbashkët sa i përket çështjes së emrit.

Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi thotë se kontesti i pazgjidhur për emrin dëmton ardhmërinë e Maqedonise drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. Andaj ajo i bëri thirje deputeteve maqedonas, që çështjen e emrit të mos e përdorin si çështje të politikës ditore. Gjithnje sipas Arifit edhe pala greke duke respektuar parimet e fqinjësisë së mirë duhet të ndihmoj fqiun e saj për t´u bërë pjesë e NATO-s.




►◄




  • Data 04.11.2008
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FnFk
  • Data 04.11.2008
  • Autor Fatos Musliu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FnFk