1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedoni : Rriten përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së emrit

Fatos Musliu / Shkup11 Mars 2008

Për shkak të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, SHBA-të dëshirojnë që Aleanca veriatlantike të zgjerohet me tre shtetet e Grupit të Adriatikut. Që të ndodhë kjo duhet të zgjidhet problemi i emrit të Maqedonisë.

https://p.dw.com/p/DMso
Demostratë kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë, Shkup, 27 shkurt 2008
Demostratë kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë, Shkup, 27 shkurt 2008Fotografi: AP

Duke u mbështetur në këtë fakt, mediat në Shkup vlersojnë se ambasadorja e SHBA-ve në NATO, Viktoria Nulland do të jetë ndërmjetësja e re në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin e emrit. Një paralajmërim të tillë në Shkup, gjithnjë sipas mediave maqedonase, e ka sjellur zëvendëssekretari i departamentit amerikan Daniell Frid. Inkuadrimi i ambasadores Nulland në zgjidhjen e problemit arsyetohet me afatin e shkurtër kohor që ky kontest duhet të zgjidhet para mbajtjes së samitit të NATO-së në Bukuresht në të cilin pritet që Maqedonia, Shqipëria dhe Kroacia të marrin ftesë për antarësim në NATO. Mandati i të dërguarit special të OKB-së për kotestin midis Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic, mbetet në fuqi meqë kjo është e paraparë me rezolutën e OKB-së të vitit 1995. "Interesimi i disa shteteve për gjetjen e zgjidhjes së problemit për emrin midis dy fqinjëve është i mirëseardhur, por kjo nuk do të thotë se Metju Nimic ka hequr dorë nga ndërmjetësimi," ka deklaruar ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë, Antonio Milloshovski. Interesimi i SHBA-ve për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit është e një rëndësie të veçantë për Maqedoninë sepse ky shtet që në vitin 2004 ka pranuar vendin tonë me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë. Uashingtoni, gjithnjë sipas ministrit Milloshovski, dëshiron të minimizojë çdo rrezik që do ta vinte në pyetje prioritetet strategjike të NATO-së në rajon.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Lubisha Georgievski thotë se Maqedonia gjatë 17 viteve të kalara ka bërë lëshime ndaj kërkesave të Greqisë me ç`rast ka theksuar ndryshimin e flamurit të Maqedonisë. "Janë bërë edhe shumë lëshime tjera substanciale, por ishte e kotë. Nuk mund të vallzohet tango nëse mungon pala tjetër"-thotë Lubisha Georgievski.

Për analistin politik nga Forumi për kërkime strategjike, Aleksandar Matovski, nga samiti i NATO-së në Bukuresht do të dilet me një dokument që nuk do të përmbaj marrëveshje finale

"Dokumenti do të jetë një fazë kalimtare e ashtuquajtur marrëveshje për marrëveshje, një kornizë në të cilën duhet të zgjidhet çështja e ratifikimit të antarësimit të Maqedonisë në NATO". Kërcnimet e vazhdueshme të kryeministrit Kostas Karamanlis, për përdorimin e vetos kanë krijuar një atmosferë tek autoritetet e Shkupit se vështirë mundë të gjindet një zgjidhje e pranueshme për tëë dyja vendet për emrin e Maqedonisë para mbajtjes së samitit të Bukureshtit, thonë analistët.