1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedoni : PDSH përcakton kushtet për mbetjen në koalicion

Partia Demokratike Shqiptare nuk ka për qëllim mbetjen në pushtet, përkundrazi lidershipi i PDSH-së ka orientime dhe përcaktime të qarta rreth qëndrimit të mëtejmë në koalicionin qeveritar

Ura në lumin e Vardarit në qendër të Shkupit

Ura në lumin e Vardarit në qendër të Shkupit

Ligji për gjuhën shqipe, ai për zgjidhjen e statusit të familjeve të ish pjestarëve të UÇK-së, njohja e pavarsisë së Kosovës, ligji për përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar, mbyllja e lëndëve të tribunalit të Hagës dhe punësimi proporcional i shqiptarëve në administratën shtetërore janë gjashtë kërkesa legjitime që burojnë nga oferta e Partisë Demokratike Shqiptare të adresuara tek kryeministri Nikolla Gruevski, si kusht për vazhdimin e koalicionit qeveritar.

Lideri i PDSH-së Menduh Thaqi, në takimin e fundit teta tetë me kryeministrin Nikolla Gruevski i ka parashtruar këto kërkesa duke mos përjashtuar mundësinë që PDSH të braktisë ekzekutivin, nëse nuk realizohen këto kërkesa .Vendimin për mbejtjen ose jo të PDSH-së në qeveri duhet ta marrë gjatë dy ditëve të ardhshme kryesia qëndrore e partisë. Mungesa e gatishmërisë së kryeministrit Nikolla Gruevski për përmbushjen e këtyre kërkesave politike të liderit të PDSH-së, ka shkaktuar reagimin e Menduh Thaqit, për largimin e mundshëm të partisë së tij nga qeveria.

Kabineti i kryeministrit ka konfirmuar takimin e realizuar midis Nikolla Gruevskit dhe Menduh Thaqit, por ata njëherit shprehin habinë e paralajmerimit të daljes së PDSH-së nga qeveria. Kryeministri Nikolla Gruevski nuk ka pasur përshtypje nga bisedimet se PDSH-ja definitifisht do të largohet nga qeveria.

Ivan Atanasovski nga Partia e Re Socialdemokrate dhe njëherit parti e koalicionit qeveritar, thotë se zyrtarisht ky informacion nuk ka mbërritur tek ata: “Pasi ta pranojmë zyrtarisht këtë informatë do të prononcohemi për të njejtën”- ka deklaruar Atanasovski

Jani Makraduli, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së, i bën thirje kryeministrit që të punojë në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. "Partnerët e koalicionit qeveritar luajnë lojë fëmijësh," thotë Makraduli për të shtuar më pas se: “qeveria nuk e kupton momentin se gjendemi vetëm tre javë para mbajtjes së Samitit historik të NATO-së në Bukuresht ku do të merren vendime edhe për Maqedoninë. Qeveria duhet t'i lërë anash lojrat e koalicionit dhe të merret seriozisht me Samitin e NATO-s,” thotë Jani Makraduli, deputet i partisë më të madhe opozitare.

  • Data 11.03.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DMVG
  • Data 11.03.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DMVG