1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedoni: Përplasje mes policisë dhe protestuesve shqiptarë

Gjatë përplasjeve të djeshme në Shkup midis protestuesve shqiptarë dhe policisë u plagosën dhjetëra vetë dhe pati një duzinë të arrestuarish. Protesta ishte një reagim ndaj dhunës së ushtruar një ditë më parë.

Njësi të gatishmërisë të policisë maqedonase u përplasën dje (02.03.) me protestues shqiptarë në Shkup. Si rezultat pati të paktën 20 të plagosur dhe një duzinë të arrestuarish. Shkak për rritjen e tensioneve në vend u bë zgjedhja e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Talat Xhaferi, si Ministër i ri i Mbrojtjes i Maqedonisë. Kundër zgjedhjes së tij pati një ditë më parë demonstrata të maqedonasve etnikë.

Protestat e djeshme të shqiptarëve ishin një kundërpërgjigje ndaj dhunës së ushtruar gjatë demonstratës së një dite më parë. Një zëdhënës i policisë është shprehur se gjendja është nën kontroll pas arrestimeve të kryera dhe se janë regjistruar dëme materiale të konsiderueshme.

Autor: Eliana Xhani (dpa)

Redaktoi: Auron Dodi