1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedoni: Ndryshon kushtetuta për të mundësuar ekstradimet

Maqedonia parashikon ndryshimin e Kushtetutës për të mundësuar ekstradimin e personave të dyshuar për keqpërdodime financiare dhe ekonomike.

default

Gjykata Kushtetuese

Deputetët e parlamentit të Maqedonisë i kanë dhënë mbështetje të plotë iniciativës për ndryshimin e kushtetutës. në pjesën që ka të bëjë me ekstradimin e personave të përfshirë në krimin e organizuar. Sipas ministrit të Drejtësisë Mihajllo Manevski, ndryshimet në kushtetutë për ekstradim tani më janë miratuar në Kroaci, Mal të Zi, Bullgari, Rumani dhe Serbi. Në këto shtete në bazë të këtyre ndryshimeve është bërë shkëmbimi i kriminelëve, të cilët për shkak të posedimit të nënshtetësisë të dyfishtë fshiheshin në një shtet për vepra penale të kryera në shtetin tjetër. Me ndryshimin e nenit të kushtetutës, që trajton çështjen e ekstradimit në të ardhmen do të mund të ekstradohen qytetarët e Maqedonisë në vendet tjera por edhe të kërkohet ekstradimi në Maqedoni i qytetarëve të huaj, që kërkohen për krim të organizuar.

Gymnaisum in Tetovo Mazedonien

Tetova

"Këto ndryshime do të mundësojnë që askush të mos mund t`i ikë përgjegjësisë ndëshkuese kudo ku ai person të gjendet, për shkak se atë nuk do ta mbrojë më as pasaporta e dyfishtë e as nënshtetësia e dyfishtë", vlerëson ministri i drejtësisë, Mihajllo Maneski.

Maqedonia është ballafaquar vitet e fundit me probleme konkrete për ekstradimin, meqenëse disa funksionarë të lartë pas keqpërdorimeve që kalonin miliona euro, strehoheshin në vendet fqinje me çka i iknin daljes para drejtësisë vendase. Kështu është rasti me ish drejtorin e doganave Dragan Daravellski, i cili ka gjetur strehim në Serbi dhe në mungesë të marrëveshjes dypalëshe për ekstradim ai mbetet i pakapshëm për pushtetin gjyqësor në Maqedoni. Edhe ish ministri i shëndetesisë Vllado Dimov, pas akuzave për keqpërdorim të mjeteve financiare ka ikur në Turqi dhe deri më sot ende nuk është ekstraduar në Maqedoni për shkak të posedimit të pasaportës turke. Ish funksionari i lartë Vlladimir Tamburkovski, ndaj të cilit është lëshuar fletëarresti për shpërdorime financiare gjithashtu ka shpëtuar nga ekstradimi, meqenëse ka poseduar përveç nënshtetësisë maqedone edhe atë serbe.

Polizei in Mazedonien

Policia maqedonase

Eksperti për çështje penale, profesori universitar Afrim Osmani, vlerëson se ndryshimet e kushtetutës në pjesën e ekstradimit duhen përshendetur sepse me të hapet një front i ri në luftën kundër kriminalitetit e në veçanti ndaj kriminalitetit të organizuar. "Ektradimi në rastin konkret do të thotë kur shtetasi i Maqedonisë ka kryer vepër penale qoftë jashtë Maqedonisë apo në Maqedoni e që ka të bëjë me vepra penale kundër shtetit tjetër, atëhere Maqedonia do ta dorëzojë, do t`ia ekstradojë shtetit ndaj të cilit është kryer vepër penale". Sipas profesorit Osmani ekstradimi rregullohet edhe me Konventën evropiane për ekstradim, por e njëjta parasheh mundësinë dhe jo obligimin e ekstradimit. Që ekstradimi të realizohet edhe në praktikë ka nevojë edhe për një hap shtesë, që sipas profesor Osmanit ka të bëjë me nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe midis vendeve të rajonit. "Në qoftëse shtetet ndërmjet tyre lidhin marrëveshje bilaterale për ekstradimin e shtetasve të vetë, atëherë duhet patjetër që ta dorëzojnë", thotë profesori Osmani.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 01.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QxHd
  • Data 01.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QxHd