1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedoni: Katastrofa prej neglizhencës vdekjeprurëse

Sivjet raporti vjetor i publikuar nga agjencia e OKB-së WorldRiskReport fokusohet në logjistikë dhe infrastrukturë. Vërshimet e fundit në Maqedoni flasin për dështim në prevencion dhe neglizhencë në infrastrukturë.

Të paktën tri javë pasi 22 vetë gjetën vdekjen nga vërshimet që përfshinë pjesën veriore të Shkupit, mbette një pyetje pa përgjigje: si mundi të ndodhë kjo? Kryeqyteti i Maqedonisë është përballur me katastrofa natyrore në hisotirnë e vet, duke përfshirë edhe tërmetin e rëndë të vitit 1963, që shkatërroi pothuajse të gjithë qytetin dhe prej të cilit gjetën vdekjen mbi 1.000 vetë. Megjithatë, nga vërshimet e kësaj radhe mund të ishin shpëtuar shumë jetë dhe të ishte minimizuar dëmi. "Njerëzit gjetën vdekjen për shkak të mungesës së infrastrukturës së përshtatshme", thotë për DW Sanja Radjenovic- Jovanovic, presidente e Asosacionit të Arkitektëve në Maqedoni.

"Vërshimet ishin të fuqishme, por nuk kishte mure mbrojtëse", thotë Radjenovic- Jovanovic said. "Ka pasur rrëshqitje toke. Nuk ka pasur kushte higjeno-sanitare. Kanalizimet nuk kanë qenë të bllokuara. Kjo është një katastrofë."

Fatkeqësia ka nxjerrë në pah një aspekt tjetër të diskutueshme të politikës së qeverisë. Ndërkohë që vazhdonin përpjekjet për të ndihmuar mijëra njerëz të dëmtuar nga vërshimet dhe u shpall edhe ditë zie për viktimat, më 8 gusht një buldozer vazhdonte gërmimet në qendër të Shkupit në kuadër të Projektit SHkupi 2014. Gjatë disa ditëve që vijuan kjo u bë pjesa më e fotografuar e makinerive të rënda në Maqedoni - si dhe një katalizator për zemërim publik në mediat sociale. Kjo tregoi, se pavarësisht tragjedisë, vazhdonte puna e diskutueshme për ndërtimin e objekteve si pjesë e planit të qeverisë për t'i ndryshuar imazhin qytetit.

Zemërata publike ishte e madhe, për faktin se qeveria e vazhdon këtë projekt, që u kushton miliona Euro taksapaguesve. Projekti Shkupi 2014 - që përfshin ndërtimin e monumenteve, ndërtesave neoklasike, muzeve dhe urave - kap gjithsej vlerën e mbi 640 milionë Eurove.

Projekti i nisur në vitin 2010 është kritikuar vazhdimisht, por përmbytjet katastrofike e rikthyen në vëmendjen e opnionit këtë temë, duke nxjerrë në pah gjendjen e tmerrshme të infrastrukturës së kryeqytetit.
"Ne vazhdimisht i paralajmërojmë autoritetet në lidhje me këtë, por me sa duket askush nuk dëshiron të dëgjojë dhe ta kuptojë këtë," thotë Radjenovic- Jovanovic. "Ndoshta kjo u përshtatet atyre në këtë mënyrë."

'Një statujë me kalë më pak'

Shkup, një qytet me më shumë se 600.000 banorë, ka 1.335 kilometra rrugë, por vetëm 260 kilometra kanalizime. Situata në pjesët e tjera të vendit është shumë më keq. Shumë komunitete nuk kanë rrugë të asfaltuara, sisteme kanalizimi apo energji elektrike.

Prej përmbytjeve që përfshinë qytetin e Tetovës në veriperëndim të Maqedonisë në gusht të vitit 2015 gjetën vdekjen gjashtë vetë. Kryetarja e bashkisë së Tetovës, Teuta Arifi, tha se administratës lokale i nevojiten 25 milionë Euro për të zgjidhur problemet infrastrukturore dhe për të mbrojtur banorët nga fatkeqësitë natyrore në të ardhmen, por qeveria e ka injoruar këtë problem. "Një statujë me kalë më pak në Shkup do ta zgjidhte problemin tonë", tha Arifi, gjatë një konference për shtyp më 4 gusht, duke iu referuar monumenteve të ngritura si pjesë e projektit Shkupi 2014.

Qeveria e partisë nacional-konservatore VMRO-DPMNE, duket se nuk lëkundet prej kritikave lidhur me projektet e saj dhe mungesën e investimeve në infrastrukturë. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE Ilija Dimovski këmbëngul se qeveria ka investuar "shumë më tepër si kurrë më parë", gjatë 10 viteve të fundit, qëkurse partia e tij ka marrë detyrën. "Do të ishte e pacivilizuar dhe e papërgjegjshme të flitej tani për përgjegjësinë e ndokujt", tha Dimovski. "Ne duhet të flasim tani për të ndihmuar njerëzit në nevojë."

Një katastrofë e re

Partitë e opozitës dhe ekspertët kanë bërë thirrje për ndërprerjen e punimeve në vazhdën e projektit të ndërtesave dhe monumenteve, në mënyrë që paratë të mund të investohen në sektorët ku ka më nevojë. Në vend që të ndryshojë destinacionin e burimeve ekzistuese financiare në dobi të zonave të prekura, qeveria ka marrë tani një kredi të re. Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki tha për DW se "detyrimet financiare të bëra në të kaluarën duhet të respektohen."
"Ne duhet të mendojmë për investime në të ardhmen", tha Poposki. "Ne nuk duhet të shohim prapa dhe të flasim për paratë e shpenzuara."

Pasojat financiare të projektit Shkupi 2014 habisin këto në një vend ku gjendja e rëndë ekonomike ka çuar në 30 për qind papunësi dhe paga mesatare është rreth 350 Euro në muaj. Për më tepër që, grupet e mrojtjes së mjedisit dhe arkitektët kanë paralajmëruar se politikat e qeverisë mund të çojnë në një katastrofë më të madhe të shkaktuar nga njeriu.

Shumica e punimeve për projektin Shkupi 2014 është bërë rreth ose edhe brenda shtratit të lumit Vardar, i cili rrjedh mespërmes qytetit. Vardari është lumi më i madh i vendit dhe në të kaluarën ka qenë i ndaluar ndërtimi rreth brigjeve të tij për shkak të rreziqeve që mund të paraqesin për qytetin.

"Çdo ndërtim i bërë së fundi në shtratin e lumit të Vardarit ngushton distancën mes brigjeve që garantojnë një rrjedhë të rregullt", thotë për DW arkitekti Mirosllav. "Këto ndërtime cënojnë garancinë më solide për sigurinë e Shkupit dhe të luginës së Shkupit." "Ndërtime të tilla shkatërruese do të sjellin një ditë katastrofa të reja", thekson Grchev.