Manifestim emocionues nё Berlin nё nderim tё viktimave tё terrorit nё Paris | Gjermania | DW | 14.01.2015
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Manifestim emocionues nё Berlin nё nderim tё viktimave tё terrorit nё Paris

Aktiviteti ndёrfetar i solidaritetit pёr viktimat e terrorit nё Paris ishte impresionues. Por fjalёt e qarta tё pёrfaqёsuesve qeveritarё dhe presidentit duhet tё pasohen tani nga veprat, mendon Marcel Fürstenau.

Halli tё bashkon. Kjo pёrvojё e lashtё jetёsore kёto ditё nё mbarё botёn po konfirmohet nё mёnyrё impresionuese dhe emocionuese. Tё dielёn pamjet nga Franca u pёrhapёn nё mbarё botёn, ku miliona njerёz pёrkujtuan viktimat, qё rёndojnё nё ndёrgjegjen e fanatikёve islamistё. Nё Berlin u mblodhёn tani mijёra vetё para portёs sё Brandenburgut pёr tё mbajtur njё roje nderi. Pёr kёtё kishte bёrё thirrje Kёshilli Qendror i Myslimanёve dhe bashkёsia turke. Ato tani s'mund tё akuzohen mё, se po ndёrmarrin pak ose aspak kundёr radikalizimit fetar e kundёr terrorit. Njё akuzё e tillё nё tё shkuarёn ёshtё dёgjuar vazhdimisht nё Gjermani.

"Ne tё gjithё jemi Gjermania", tha kryetari i Kёshillit Qendror tё Myslimanёve, Aiman Mazyek. Presidenti Joachim Gauck e pёrsёriti kёtё fjali. Simbol mё tё bukur retorik se kaq nuk mund tё ketё. Dhe nё kokat e tё gjithёve, qё ishin tё pranishёm ose e ndoqёn kёtё pёrmes televizorit, do tё mbetet nё kujtesё njё imazh: myslimanё, tё krishterё dhe hebrej u kapёn pёr krahu. Iniciativёn e mori myslimani Mazyek. Ai mund edhe tё kishte reaguar ndaj fjalёve tё Abraham Lehrer. Ky i fundit zёvendёspresident i Kёshillit Qendror tё Hebrejve nё Gjermani nё masё ka kritikuar "radikalizimin gjithnjё e mё tё fortё" tё Islamit.

Kommentarfoto Marcel Fürstenau Hauptstadtstudio

Marcel Fürstenau

Islami ёshtё vёrtetё pjesё e Gjermanisё

Mazyek pёr fat tё mirё nuk u dha prej tundimit pёr tё reaguar ndaj kёsaj. Pёrkundrazi ai aktet terroriste tё Parisit i quajti si "blasfemia mё e madhe ndaj Zotit", si tradhёti ndaj Islamit, parimet e tё cilit "janё pёrbaltur". Njё pёrfaqёsues i lartё fetar nuk mund tё distancohet mё qartё prej terrorit. Tingёlloi madje si njё pёrbetim deklarata e tij se myslimanёt nё Gjermani nё tё ardhmen "do tё pёrpiqen edhe mё shumё dhe do tё angazhohen pёr tё qenё pjestarё kritikё tё shoqёrisё". Tani veprimet e tyre duhet tё vlerёsohen mbi bazёn e kёtyre premtimeve.

E njёjta gjё vlen edhe pёr politikёn. Eshtё njё shenjё e mirё inkurajuese, qё kancelarja Angela Merkel njё ditё pёrpara rojes sё nderit nё portёn e Brandenburgut pёrvetёsoi njё fjali tё rёndёsishme tё ish-presidentit Christian Wulff: "Islami ёshtё pjesё e Gjermanisё". Kristiandemokrati Wulff i pati thёnё kёto fjalё nё vitin 2010 si president dhe pёr kёtё atij iu desh tё pranojё mjaft kritika kryesisht prej kampit konservator. Pesё vjet mё vonё fjalia ёshtё ende e diskutueshme. Por grindja pёr tё sot duket shumё mё meskine se atёherё.

Natyrisht Gjermania ka karakter mё tё fortё kristian

Fakt ёshtё: Nё Gjermaninё vend emigracioni jetojnё miliona myslimanё. Qё shoqёria prej shekujsh ka karakter kristian, kёtё nuk e mohon askush. Dhe qё krishtёrimi e ka karakterizuar mё fuqishёm shoqёrinё gjermane dhe vazhdon ta influencojё atё mё fort se ҫdo religjon tjetёr, kёtё e dinё tё gjithё. Megjithatё Islami ёshtё pjesё e Gjermanisё e pёr fat tё mirё edhe hebraizmi ёshtё pjesё e Gjermanisё.

Eshtё pothuajse njё fasadё tragjike e soidaritetit ndёrreligjoz tё proklamuar, qё ai vjen si reagim ndaj njё perversioni tё religjonit. Pёr fat tё keq atentatet e Parisit nuk do tё jenё tё fundit, qё ushtrohen herё pas here edhe nё emёr tё Zotit. Mё e rёndёsishme ёshtё, qё pikёrisht shtrёngimi i radhёve qё vёrehet tani nё mbarё botёn mes religjoneve tё jetohet nё tё pёritdshmen e pёrbashkёt. Pёr kёtё presidenti Gauck ka gjetur fjalёt e pёrstatshme: distanca mes emigrantёve dhe vendasve, edhe mes emigrantёve me prejardhje tё ndryshme, edhe sot e kёsaj dite kapёrcehet shumё rrallё. "Shumёllojshmёria duhet tё bёhet e prekshme" - kjo shprehje duhet t'u flasё tё gjithёve dhe tё gjithё tё veprojnё nё frymёn e saj.