1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mangësitë e drejtësisë dhe gazetarisë në rajon

Drejtësia në rajon nuk është transparente, ndërsa mediat ende janë të papërgjegjshme në raportimet për krimet e luftës, u tha në konferencën e Sarajevës "Transparenca e drejtësisë dhe përgjegjësia e mediave".

default

Gazetarët dhe lufta

Drejtësia në rajon nuk është transparente sa duhet, ndërsa mediat edhe më tej janë të papërgjegjshme në raportimet për proceset e krimeve të luftës, u tha në konferencën e organizuar në Sarajevë "Transparenca e drejtësisë dhe përgjegjësia e mediave".

Pjesëmarrësit e konferencës tre ditore, e cila përfundoi të enjten në Sarajevë, ku ishin edhe përfaqësuesit e Tribunalit të Hagës për krime lufte në hapsirën e ish - Jugosllavisë si dhe përfaqësuesit e gjykatave për krime lufte në Bosnje - Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci, kritikuan raportimet sipërfaqësore dhe të prirura nga sensacionet të mediave në rajon.

Ndërsa përfaqësuesit e mediave pohojnë se gjykatat, si në Hagë ashtu dhe në rajon, janë ato të cilat shpesh janë të mbyllura ndaj mediave. Megjithatë gazetarët janë shumë më vetëkritikë se sa përfaqësuesit e gjykatave.

Krimi nuk ka kombësi e fe

Kryeredaktorja e gazetës „Osllobogjenje“, Vildana Selimbegoviq theksoi se mediat edhe më tej janë të njëanshme kur raportojnë për krimet e bëra nga pala e tyre.

„E vërteta është që krimi është krim dhe nuk ka kombësi apo fe. Ekzistojnë vetëm viktima dhe krimineli", theksoi ajo.

Kryeredaktori i faqes së internetit „E-novine“ nga Serbia, Petar Llukoviq është pesimist sa i përket përballjes së mediave dhe drejtësisë me të kaluarën.

„Tani ne jemi ulur këtu dhe po flasim për krimet e luftës, mediat, bashkëpunimin dhe atë që duhet bërë në rajon. Po a mund të përfytyroni që pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1960 për shembull, gjermanët dhe francezët të jenë ulur dhe të kenë thënë: le të shikojmë se çfarë ka ndodhur. Disa popuj i kanë kryer këto punë brenda 5-6 vitesh, megjitë faktin që pasojat ishin të tmerrshme. Unë nuk e di fare se kur do ta përfundojmë ne këtë proces”, nënvizoi Llukoviq.

Duhet dënuar edhe gazetarët që kanë nxitur luftën

Gazetarët në këtë takim janë angazhuar për nxjerrjen para gjykatave të atyre që në vitet 90-të kanë marrë pjesë në fushatat e tmerrshme të propagandës së luftës. Ndërkohë që përfaqësuesit e gjykatave kanë paralajmëruar nisjen e shpejtë të hetimeve kundër luftënxitësve.

Autor: Dinko Gruhonjiq

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 05.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JShg
  • Data 05.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JShg