1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Mangësira dhe boshllëqe"- Diskutime në BE për sigurinë e fushave të naftës

Katastrofa e ambientit e krijuar nga derdhja e naftës në Meksikë, ka ndezur edhe në Evropë diskutimet për sigurinë e fushave të shpimeve. Organizatat ambientaliste kërkojnë përmirësimin e ligjeve të sigurisë

Platformë nafte e SHELL-it

Platformë nafte e SHELL-it

400 puse për nxjerrjen e naftës janë hapur në Detin Baltik, thotë Komisioni i BE-së. Jetëgjatësia mesatare e tyre është 17 vjet. Këtë llogaritje e kanë bërë Të gjelbërit e Parlamentit Evropian. Gabriella Zanzaniane nga Organizata Ambientaliste "Food & Water Watch": "Nëse koncernet e naftës e vlerësojnë rrezikshmërinë e puseve si shumë të madhe, atëherë nuk mund të thuash se në Evropë nuk ekziston rreziku. Për më tepër që koncernet e naftës janë po ato që kanë probleme me shpimet në det."

Të njëjtat multikoncerne që patën probleme në Gjirin e Meksikës

Por, Komisari i BE-së, Günter Oettinger i lidh shpresat me vullnetin e mirë të firmave të naftës. Asnjë ligj nuk mund të garantojë 100 përqind siguri, thuhet në një deklaratë të Oettinger-it. Shumë gjëra varen nga qëndrimi dhe praktikat e sipërmarrjeve. Prandaj Oettinger i ka kërkuar koncerneve të tregojnë qëndrimet e tyre. "Ne kemi përgatitur një katalog me të gjitha pyetjet që lidhen me sigurinë preventive, por edhe me zbutjen e rreziqeve aktuale, që përmban të gjitha cështjet teknike dhe ligjore."

Guenther Oettinger

Guenther Oettinger

Për të dhënë përgjigje për këto pyetje do të organizohet në mes të muajit korrik një takim, thotë Oettinger. Nëse është e nevojshme, në vjeshtë do të bëhen propozimet për të zgjeruar me propozime të reja rregullat që vlejnë për gjithë Evropën.

Ligjet ndërkombëtare dhe evropiane duhet të rishikohen që tani

Sandy Luk, eksperte ligjore e organizatës "Client Earth" mendon se ligjet ndërkombëtare dhe evropiane duhet të rishikohen që tani: "Ajo që dallon kur shikon ligjet janë një seri mangësish dhe vakumesh. Në këtë fushë nuk ka shumë ligje, edhe ato që janë kanë të bëjnë vetëm me cisternat dhe tubacionet."

Platformat nxjerrjes së naftës nuk janë të mbuluara, thotë juristja e Organizatës ambientaliste "Client Earth". Dhe koncernet e naftës vetë e kanë lënë pas dorë në mënyrë sistematike sigurinë, thonë Të gjelbërit e Parlamentit Evropian. 39 miliardë euro investohet në zbulimin e puseve të reja të naftës, dhe vetëm 20 milione në fushën e kërkimeve të sigurive më të mëdha.

Pipeline Baku, Azerbaxhan, Georgji.

Pipeline Baku, Azerbaxhan, Georgji.

Kurse Günter Oettinger vazhdon të mbështetet tek bashkëpunimi me BP dhe koncernet e tjera të naftës: "Ne kemi besim tek ekonomia- por besimi është mirë, kontrolli edhe më i mirë. Prandaj ne do të shohim se ku mund të përmirësojmë rregullat e sigurisë preentive por edhe në ndërmarrjet publike, në mbrojtjen nga katastrofat dhe dhënien e lejeve për shpimet e tjera të puseve të naftës."

Deputeti i Të gjelbërve, Bart Staes kërkon që momentalisht të mos jepen më leje të reja:

"Duhet të merret vendim për një moratorium, sa kohë që nuk ekzistojnë garancitë e sigurisë.

Autor: Andreas Reuter

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 25.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/O2hT
  • Data 25.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/O2hT