1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Manci për herë të parë në krye të klasifikimit

Bremeni pëson humbje të pazakontë në fushën e vet. Sot pritet me shumë interes dueli i Rurit, Shalke 04 - Borusia e Dortmundit

default

Marcel Risse i Maincit feston golin e tij në Bremen.

Në ndeshjet e javës së katërt të Bundesligës gjermane në futboll u shënuan disa rezultate të papritura. Për herë të parë në historinë e këtij klubi, ekipi i Maincit gjendet në pozitën e parë të tabelës së klasifikimit. Ai mundi dje Verderin e Bremenit si mysafir me rezultat 0:2. Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:

Bajerni i Mynihut - Këlni 0 : 0

Shtutgarti - Borusia Mënhengladbah 7 : 0

Volfsburg - Hanover 2 : 0 dhe

Kaizerslautern - Hofenhajm 2 : 2.

Të premten Ajntrahti i Frankfurtit humbi në fushën e vet nga Frajburgu me rezultat 0 : 1, ndërsa sot zhvillohen ndeshjet:

Bundesliga Schalke Dortmund

Tifozë të Shalkes tregojnë një flamur të humbur të Dortmundit (shtator 2009).

Zankt Pauli - Hamburg

Shalke - Borusia Dortmund dhe

Bajer Leverkuzen - Nyremberg.

Dueli Shalke - Dortmund është më i ashpri në Bundesligë dhe zhvillohet sot për të 77-ën herë. Bëhet fjalë për atë se kush mbizotëron në pellgun e Rurit. Dueli i fundit mes dy ekipeve u fitua nga Shalkja 2:1.

Autor: Bahri Cani / Elert Ajazaj

Redaktoi: Elert Ajazaj / Bahri Cani

  • Data 19.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PFxP
  • Data 19.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PFxP