1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Malmstrom: Të merren masa për parandalimin e keqpërdorimit të vizave

4 Tetor 2011

Në Ohër ka filluar punimet konferenca ndërkombëtare e ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perendimor dhe Bashkimit Evropian.

https://p.dw.com/p/12lSe
Forumi BE Ballkani Perëndimor në OhërFotografi: DW

Eurokomisarja për punët e Brendëshme e Komisionit Evropian, Sesilia Malmstrong me homologët e Ballkanit Perendimor  ka diskutuar çështjen e keqpërdormit  të liberalizimit të regjimit të vizave si dhe masat praktike që janë marë për të parandaluar keqëpërdorimin e liberalizimit të vizave. Bashkëpunimi i mirëfilltë dhe këmbimi i informatave midis vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mundësojë luftën e suksesshme kundër krimit të organizuar, kalimit ilegal të kufijve dhe ndërprerjes së dukurisë së keqpërdorimit të liberalizimit të regjimit të vizave me paraqitjen e azilantëve të rrejshëm, tha ministri i Brendshëm i Polonisë, Jerzhi Miner, vendi i të cilit kryeson BE-në. Komisionerja e BE-së për punët e brendshme, Cecilia Malmstrom, në fjalimin e saj para ministrave të drejtësisë dhe punëve të brendshme të vendeve të Ballkanit Perendimor kërkoi nga shtetet, që shfrytëzojnë liberalizimin e regjimit të vizave, që të ndërmarrin të gjitha hapat për të parandaluar numrin e qytetarëve, që kërkojnë azil në vendet e BE.

Malmstrom ka besim se suspendimi nuk do të ndodhë

BE kërkon veprime të menjëhermshme
BE kërkon veprime të menjëhermshmeFotografi: DW

“Shifrat e fundit tregojnë që numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perendimor po rritet. Këto numra nuk mund të lihen anash, ato kërkojnë veprime dhe aksione të menjëhershme nga ana juaj. Hapat e deritanishme tregojnë se nuk janë të mjaftueshme që të parandalohet ky fenomen”, ka deklaruar Komisionerja e BE, Cecilia Malmstrom. Gjithnjë sipas saj, në Bruksel është diskutuar edhe për suspendim të regjimit të vizave për vendet, që keqpërdorin ate, mirëpo ajo është optimiste se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Eurokomisarja  Malmstrom ka theksuar se edhe në të ardhmen do të mbetet e përkushtuar në procesin e liberalizimit të vizave, sepse i njëjti ka sjellë benifite të mëdha për qytetarët në vendet aspirante për anëtarësim në union, por edhe për vetë qytetarët e BE.

Maqedonia merr masa kundër keqpërdorimit të vizave

Mazedonien EU Westbalkan Forum
Fotografi: DW

Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, ka thënë se i kupton shqetësimet e Brukselit lidhur me valën e re të azilkërkuesve. Policia e Maqedonisë dhe të gjitha institucionet tjera do të vazhdojnë aktivitetet intensive për pengimin e keqpërdorimit të liberalizimit të vizave.

“Kur haptas flasim për problemet, kur jemi të gatshëm të ulemi në tryezë të përbashkët, të ballafaqohemi me problemin, mund të kontribuojmë për parandalimin e keqpërdorimit të liberalizimit të vizave”, është shprehur Jankullovska.

Maqedonia ka ndërmarë masa në pjesën e aktiviteteve parandaluese, që ka të bëjë me informimin e qytetarëve me pasojat nga keqpërdorimi i liberalizimit të vizave. Sipas Jankullovskës janë marrë edhe masat represive për gjobitjen e të gjithë atyre, që keqpërdorin liberalizimin, ose në mënyrë të organizuar i sjellin qytetarët në hamendje, me qëllim që ata të keqpërdorin liberalizimin.

Autor Fatos Musliu  

Redaktoi: Angjelina Verbica