1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Malmström: Kosova nuk është harruar. Janë disa kushte që duhen parë nga autoritetet kosovare

Intervistë eskluzive me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmström

Komisionerj e BE-së për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmström

Komisionerj e BE-së për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmström

DW: Komisionerja Malmström, cilat ishin disa nga argumentet ky ç që e bënë BE-në të marrë vendimin e liberalizmit të vizave për në zonën Schengen për qytetarët nga Shqipëria?

Malmström: Qysh kohë më parë Bashkimi Evropian ka vendosur se nëse dëshrojmë që e ardhmja e vendeve të Ballkanit Përendimor të jetë brenda këtij Bashkimi atëhere liberalizmi i vizave përbën një hap në këtë drejtim. Ka pasur shumë kërkesa, shumë kushte në lidhje me këtë. E keni parasysh, ato që kanë të bëjnë me kontrollin e integruar të kufijve, përmirësimin e legjislacionit, pajisjen e shtetasve me dokumente identifikimi dhe udhëtimi jashtë vendit me standarde evropiane, çështje që kanë lidhje me kooperimin ndërrajonal etj. Shqipëria i ka patur të qarta “detyrat e shtëpisë” për të gjitha problemet. Ne veç raportimeve që kemi pasur nga zyrtarët shqiptarë në Bruksel i kemi bërë këtyre informacioneve për ecurinë dhe një lloj kryeqëzimi me të dhënat që kanë mbledhur përfaqësuesit tanë direkt në terren. Ajo që dua të theksoj është se pas gjithë këtij bashkëpunimi të ngushtë në mënyrë të natyrshme erdhëm tek situata aktuale: Shqipëria i plotësoi të gjitha ato dhe ne për këtë arësye morën vendimin për vizat.

DW: Por krahas këtij vendimi si për Shqipërinë ashtu dhe për Bosnjën ju keni artikular dhe një të ashtuquajtur “mekanizëm monitorimi”. Kjo është pasojë e ndonjë hezitimi, dyshimi a presioni që gjërat të shkojnë siç dhe ju prisni?

Malmström: Kjo do të thotë se ne do të punojmë së bashku me autoritetet shqiptare, me doganat apo me aktorët të tjerë për të qënë të sigurtë se kjo mundësi do të përdoret ashtu siç dhe duhet, apo ashtu siç ne presim të ndodhë. Që të mos ketë abuzime dhe keqpërdorime të kësaj mundësie që u jepet qytetarëve të këtyre dy vendeve. Është ky mekanizëm monitorues që do t’i shërbejë ndjekjes së asaj që do të ndodhë realisht në terren. Ne presim që të ketë lëvizje të lirë të qytetarëve, por jo qëndrim, jo punësim dhe aq më shumë jo kërkesë për azil. Autoritetet në Shqipëri kanë nisur me kohë një fushatë sensibilizuese për qytetarët. Ne jemi duke e monitoruar edhe këtë proces dhe kemi marrë garancitë se mesazhet po përcillen qartë dhe në shkallë të gjerë tek popullata. Duke përmendur avantazhet që ka ky proces për secilin, por dhe për vendin në tërësi. Pasi liberalizmi i vizave konsiderohet dhe si një test për hapat e mëtejshëm të integrimit evropian të Shqipërisë.

DW: Nëse kur të nisë zbatimi i vendimit për liberalizmin e vizave në mes të dhjetorit e më pas monitorimi do të rezultojë jo ashtu si ju e prisni, kjo do të thotë rikthim tek regjimi i mëparshëm, tek aplikimi në ambasada?

Malmström: Të presim dhe të mos gjykojmë që tani për ato që nuk kanë ndodhur. Ajo që ne kemi theksuar dhe theksojmë është për cilindo shtetas që do të abuzojë apo keqpërdorë procesin e liberalizmit të vizave se do të ketë ndëshkime: Të cilat janë të qarta dhe do të vijojnë të bëhen të qarta nëpërmjet fushatës së sensibilizmit. Kjo është aplikuar dhe për të gjitha rastet që kemi pasur më herët me Serbinë dhe Maqedonië, sepse nuk është ardhje në vendet e BE-së për qëndrim, kërkim për azil ose për të punuar se këto janë të paligjshme.

DW: Znj. Komisionere Malmström, nga procesi i liberalizmit ende mbetet jashtë Kosova. Cila është perspektiva e saj në këtë drejtim?

Malmström: Kosova nuk është harruar. Sigurisht që një ditë kjo do të vlejë edhe për të. Janë disa kushte të cilat duhen parë nga autoritetet kosovare. Ne jemi duke bashkpëunuar ngushtë për t’i ndihmuar dhe unë shpresoj se shumë shpejt ne do të nisim dialogun me ta për procesin e liberalizmit të vizave.

Intervistoi: Arben Muka

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

  • Data 13.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q7dJ
  • Data 13.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q7dJ