1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mall për një anti-Bush

Daniel Scheschkewitz 25 Korrik 2008

Kandidati për president i demokratëve amerikanë Barack Obama mbajti të enjten (24.7.) në Berlin një fjalim një fjalim retorik dhe impresionues në traditën e presidentëve të mëdhenj të SHBA-ve.

https://p.dw.com/p/EjXo
Kandidati demokrat Barack Obama duke folur në Berlin
Kandidati demokrat Barack Obama duke folur në BerlinFotografi: AP

Berlini e ka pritur Barack Obamën si një superstar. Shtypi i kryeqytetit i etur për evente dhe dhjetëra-mijëra vetë, që kishin ardhur, për të parë presidentin e mundshëm të SHBA-ve, projektuan edhe nostalgjitë dhe shpresat e veta te kandidati karizmatik për postin më të lartë të botës. Nostalgjinë për një anti-Bush, që bën gjithçka ndryshe dhe më mirë se sa presidenti akoma në pushtet i padëshëruar nga evropianët dhe shpresa për një tip tjetër politikani, që i bën të harrohen serinë e politikanëve të mërzitshëm dhe pa influencë këtu në vend.

Fjalim impresionues

Obama mbajti një fjalim impresionues retorik të traditës së presidentëve të mëdhenj të SHBA-ve si Ronald Reagan apo John F Kennedy. Konkluzione përsa i përket politikës së tij si president nuk mund të nxjerrësh nga ky fjalim i drejtuar në radhë të parë publikut gjerman.

Ai lavdëroi Berlinin si një vend të lirisë dhe të shpresës, fjalë që do t´i vinin në gojë çdo presidenti amerikan në të njëjtin vend. Ai kujtoi urën ajrore para 60 vjetëve dhe meqenëse lufta e ftohtë tani ka përfunduar ai vuri një urë mbi hendeqet e mëdha fetare dhe ekonomike të shekullit të 21-të. Vizionar edhe refuzimi ndaj çdo izolacionizmi, që u prit mirë, pavarësisht nëse ai kërkon tani të bëhet politikisht i pranueshëm në Amerikë apo në Evropë.

Apel për një NATO më të angazhuar ndaj terrorizmit

Apeli për një bashkësi të re transatlantike, e cila në luftën kundër terrorizmit do të bëjë më shumë se deri tani, ishte pritur. Dhe sikur kjo do të shoqerohet me më shumë ushtarë dhe harxhime ushtarake, gjë për të cilën Obama nuk la dyshime, nuk do të jetë sipas shijes së publikun gjerman.

Duartrokitjet për këtë pjesë të fjalimit ishin respektivisht të rezervuara. Kjo pjesë e fjalimit mund të kishte qenë edhe e Bushit. Dhe sa realiste ishte kerkesa e tij për një botë pa armë atomike, duhet parë, përkundruall faktit që sot gjithnjë e më shumë regjime, synojnë të kenë armë atomike, që i anashkalojnë të gjitha mekanizmat e kontrollit ndërkombëtar. Nga Pakistani deri tek Irani. Pleduajeja e Obamës për një politike globale ekologjike nuk e lidh atë vetëm me simpatizantët e tij gjermanë, por edhe me rivalin e tij republikan John McCain.

Obama: Edhe Amerika bën gabime

Shumë impresionues ishte Obama në atë pjesë të fjalimit të tij, ku deshi t´u kthente dëgjuesve besimin te Amerika e lirisë dhe e drejtësisë. Që ai pranoi aty edhe gabueshmërinë e Amerikës, e dallon atë prej Bush-it, dhe i bën më bindëse premtimet e tij për një partneritet të ri me besim të ndërsjellë ndërmjet aleateve transatlantikë. Konkursin për të fituar simpatinë e evropianëve Obama duket se e fitoi. Por presidentin amerikan e zgjedhin në nëntor amerikanët. Dhe pamjet nga Berlini deri atëherë ndoshta do jenë harruar përsëri në pjesën tjetër të Atlantikut.