1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mali i Zi praktikisht anëtari i 29-të i NATO-s

Anëtarësimi i Malit të Zi i ka acaruar edhe më tej tensionet ekzistuese midis NATO-s dhe Rusisë. Kremlini kërcënon edhe me "kundërmasa".

Në takimin e NATO-s në Bruksel Mali i Zi merr pjesë thuajse si anëtar, edhe pse procesi i anëtarësimit ende nuk është përfunduar plotësisht. Negociatat e anëtarësimit pritet të përfundojë më 5 qershor, tha një zyrtar i NATO-s në Bruksel. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se "dera e NATO-s është e hapur."

Mungon vetëm po-ja e Hagës

Parlamenti i Malit të Zi e miratoi anëtarësimin e Malit të Zi në fund të prillit, megjithë protestat e opozitës proruse. Nga vendet e NATO-s mungon vetëm po-ja e Holandës, e cila pritet ta ratifikojë kërkesën më 1 qershor. Pas kësaj Stoltenberg mund ta ftojë Malin e Zi zyrtarisht që të anëtarësohet.

Montenegro Parlament Diskussion NATO-Beitritt | Protest (Reuters/S. Vasiljevic)

Protesta të opozitës proruse kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

Pranimi i Malit të Zi, si anëtar i 29-të i NATO-s i ka acaruar edhe më tej tensionet tashmë ekzistuese mes saj dhe Rusisë për shkak të krizës së Ukrainës. Moska e ka paralajmëruar disa herë NATO-n që të mos e pranojë Malin e Zi dhe Kremlini kërcënoi edhe me "kundërmasa".

Zemërim në Moskë

Moska e sheh në përgjithësi me dyshim zgjerimin e vazhdueshëm të aleancës perëndimore ushtarake në ish-sferën e saj të ndikimit. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, NATO-ja është shtuar me dymbëdhjetë anëtarë të rinj, sidomos nga Evropa Lindore. Në vitin 2009 u anëtarësuan edhe Kroacia dhe Shqipëria.

Me pranimin e Malit të Zi, ushtria e të cilit ka vetëm 2,000 ushtarë edhe bregdeti lindor i Adriatikut bëhet plotësisht pjesë e territorit të  NATO-s. Mali i Zi ka 630.000 banorë dhe u nda në vitin 2006 nga Serbia. Rreth 70 për qind e popullsisë janë të krishterë ortodoksë. Mali i Zi ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka qenë për kohë të gjatë aleat i ngushtë i Moskës.