1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mali i Zi po mënon të njohë Kosovën

Malit të Zi i duhen marrëdhënie të mira me Republikën e Serbisë, thotë Vuksan Simonoviç, i Partisë Socialiste Popullore.

Podgorica

Podgorica

Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi do të shqyrtojnë më 3 tetor rezolutën mbi domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Malit të Zi në strukturat evropiane dhe euroatlantike, e cile ju dërgua dje kryetarit të paralementit nga partia Demokratike e Socialistëve dhe ajo Socialdemokrate në pushtet.

Partitë opozitare e quajnë këtë rezolutë si hap drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe se ajo paraqet pranimin e Kosovës të maskuar pas integrimeve evropiane. Nga partia Socialiste Popullore thonë se kjo parti do të jetë kundër këtij dokumenti. Vuksan Simonoviç thotë: "Çështja e pranimit të shtetit të vetëshpallur të Kosovës nuk është në interes të Malit të Zi e as qytetarëve të tij. Malit të Zi i duhen marrëdhënie të mira me Republikën e Serbisë e kjo mjafton sepse Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, në bazë të të gjitha dokumentave ndërkombëtare," thotë Simonoviç.

Mirëpo, nga ana tjetër funksionari i lartë i Partisë Demokartike të Socialistëve në pushtet Miodrag Vukoviq, thotë se qëllimi i kësaj rezolute është që të vërtetohet qëndrimi i institucioneve shtetërore ndaj integrimeve euroatlanike dhe ftesë për të gjithë, që të punojmë në këtë drejtim. "Kosova është çështja e vetme me të cilën po merret tani Bashkimi Evropian. Ne dëshirojmë të jemi pjesë e BE-së dhe Nato-s. Rreth kësaj po mendohet. Nuk ekziston asnjë vendim i fshehtë dhe nuk kemi të bëjmë me mashtrim duke u fshehur pas rezolutës „ thotë Vukoviç.

Sa i përket partive shqiptare ato vazhdimisht kanë potencuar nevojën e pranimit sa më parë të pavarësisë së Kosovës. Lideri i UDSH-së, Ferhat Dinosha thotë se e kupton rezolutën si hyrje në atë çfarë do të ndodhë shumë shpejtë, pranimin e Kosovës. Ai thotë se Mali i Zi po vonon në këtë drejtim sepse disa herë është deklaruar për kursin tij evropian dhe euroatlantik.

Analistët e zhvillimeve politike thonë se për pranimin e pavarësisë së Kosovës në seancën e Parlamentit Republikan, Mali i Zi do ta ketë më lehte sepse deri atëherë shteti më i ri i botës do të jetë njohur edhe nga fqinji tjetër, nga Maqedonia.

  • Data 18.09.2008
  • Autor Vera Katana
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FKhq
  • Data 18.09.2008
  • Autor Vera Katana
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FKhq