1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mali i Zi: Nxënës shembullor me dobësi të ndjeshme

Parlamenti Europian e lëvdon në raportin e tij të fundit kandidatin për anëtarësim në BE, Malin e Zi por nuk i kursen as kritikat. Shqetësim mbeten spekulimet për përzierje ruse në shtetin e vogël ballkanik.

Fjalitë e para të bëjnë optimist: Mali i Zi konsiderohet si vendi që ka ecur më përpara me procesin e integrimit në BE, thuhet në publikimin e raportit vjetor të miratuar në Parlamentin Europian të enjten (16.03) me shumicë të qartë (471 vota pro, 98 kundër dhe 41 abstenime). Eurodeputetët lëvdojnë sidomos ligjet e reja në drejtim të forcimit të shtetit ligjor dhe i kërkojnë BE-së të përshpejtojë negociatat me Malin e Zi. Por po të lexosh me vëmendje raportin gjen mjaft pika kritike - paralizimi efektiv i parlamentit, korrupsioni i madh, kufizime të lirisë së shtypit, dëmtime të rënda të mjedisit, janë vetëm disa nga zhvillimet negative që kritikohen në raport.

Si t'i kuptojmë lëvdatat - të nxituara apo politikisht të motivuara? Raportuesi për Malin e Zi në Parlamentin Europian, britaniku Charles Tannock thotë se si në të gjitha vendet e Ballkanit korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar janë pjesë e problemeve, me të cilat ky vend duhet të përballet, por kjo nuk e hedh poshtë faktin që Mali i Zi ka hapur 26 kapituj të anëtarësimit. Deficitin kryesor politikani konservator e sheh tek përgjegjësia e opozitës. "Është për të ardhur keq, që opozita malazeze që nga zgjedhjet e fundit në tetor bllokon parlamentin. Kjo bën që demokracia të mos funksionojë ashtu si duhet."

Charles Tannock Porträt Großbritannien Europaabgeordneter (William Lavender)

Eurodeputeti britanik, Charles Tannock

Probleme kanë të gjithë në Ballkan...

Por mjaft organizata joqeveritare janë të mendimit, se demokracia në vend nuk ka funksionuar si duhet edhe para bojkotit. Kritikët flasin për "stabilokraci", duke theksuar me këtë me ironi se në Malin e Zi ruajtja e stabilitetit shpesh bëhet duge paguar çmimin e shkeljeve ligjore. Nikos Androulakis, i cili pozicionohet për grupin parlamentar socialist në PE kundërshton zërat, se PE do me këtë raport t'i japë një dëftesë me nota të mira Malit të Zi, sepse ky vende është kandidat për anëtarësim në NATO. Natyrisht luajnë rol argumentet gjeopolitike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por kjo nuk do të thotë, se BE tradhton parimet e saj. "Nuk duam t'i zbukurojmë gjërat, themi vetëm se të gjitha vendet e rajonit kanë probleme, e Mali i Zi në këtë kuadër ka më pak."

Skupstina Montenegro Parlament (DW)

Parlamenti malazez

Shqetësimet për përzierjen ruse

Megjithë kundërshtimin rus, NATO e ka ftuar Malin e Zi në vitin 2015 të anëtarësohet në aleancën veriatlantike. Raportuesi britanik, Charles Tannock thotë se mjaft kapituj të anëtarësimit në BE janë identikë me kriteret e anëtarësimit në BE. "Nëse nuk ndodh diçka e paparashikuar, pra që SHBA të vendosë ndryshe në minutën e fundit, atëherë pres që Mali i Zi të bëhet shpejt anëtar i aleancës."

Parlamentarët europianë janë të shqetësuar sidomos për spekulimet për aktivitete të mundshme të shërbimeve sekrete dhe forcave proruse në këtë vend. Sipas raportimeve të mediave perëndimore, Moska dyshohet për lidhje me tentativën për puç kundër ish-kryeministrit, Milo Gjukanoviç. Në raportin e tij, Charles Tannock i përmend vetëm pjesërisht përpjekjet ruse "për të ndikuar në zhvillimet në Malin e Zi." I pyetur nga Deutsche Welle për prova, ai thekson me bindje, se ky është një "sekret i hapur" dhe i referohet disa deklaratave të ministrit të Jashtëm britanik, Boris Johnson.