1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

"Mali i Zi do të bëhet pjesë e BE-së" - Portret i kandidatit për kryetar shteti Filip Vujanovic

Në Mal të Zi zgjidhet këtë të dielë presidenti i ri. Shanset më të mira për fitore i ka mbajtësi aktual i postit Filip Vujanovic.

default

Presidenti malazez Filip Vujanovic duke ju drejtuar asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg më 1 tetor 2007.

Ai është dhe do të mbetet ndoshta gjithnjë numri dy në Mal të Zi: Filip Vujanovic. Që prej fillimit të karrierës 43 vjeçari jeton nën hijen e Milo Djukanovic-it, i cili para pak javësh u rikthye si kryeministër në skenën politike, pas më shumë se një viti pushim dhe kur kthimi i tij në jetën private dukej përfundimtar.


Vujanovic, i cili ka studiuar drejtësi, ishte që në vitin 1993 ministër drejtësie, dy vjet më vonë ministër i brendshëm. Në grindjen brenda partisë qeverisëse në vitin 1997 ai investoi tek pretendenti i duhur: Djukanovic - atëherë president - fitoi, Vujanovic u bë kryetar qeverie. Që atëherë ata alternohen në dy postet më të larta të vendit. Në fillim ishte Djukanovic president dhe Vujanovic kryeministër, pastaj anasjelltas. Gjë që nuk shkoi aq vaj sa shpresohej: në 2003-in Vujanovic-it ju deshën tre raunde për të fituar postin e presidentit. Ngjashëm me Djukanovic-in - në aspektin programatik ai ndoqi një politikë të shtimit të distancës kundrejt Beogradit dhe të afërsisë ndaj Brukselit.


'Unë do të bëj gjithçka në mënyrë që Mali i Zi të fitojë anëtarësinë në Bashkimin Evropian. Natyrisht, ky është një proces që do të zgjasë.'


Dhe që zgjat ende: Në fakt vendi është ndërkohë i pavarur - edhe Vujanovic kishte punuar në mënyrë konsekuente për këtë. Por deri tani është nënshkruar vetëm një marrëveshje asociimi - ky është vetëm hapi i parë. Përveç këtij për Vujanovic-in ka pasur prioritet absolut edhe anëtarësia në NATO:


'Ne do të kryejmë një reformë në ushtri, në mënyrë që të bëhemi sa më shpejt pjesë e kësaj organizate globale të sigurisë.'


Megjithatë problemet e Malit të Zi mbeten: korrupsioni, keqadministrimi, pikërisht në sektorin e energjetikës dhe të ndërtimit, kurrfarë progresi në zgjerimin e infrastrukturës - Vujanovic ka këtu një avantazh kundrejt numrit një, Djukanovic: Ai e ka ndërgjegjen pa njollë - dhe kjo i siguron atij respekt edhe në qarqet e opozitës.

  • Data 05.04.2008
  • Autor Klaus Dahmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DcLH
  • Data 05.04.2008
  • Autor Klaus Dahmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DcLH