1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mali i borxheve pengon shlodhjen e tregjeve

FMN: Gjendja e sistemit financiar global është përmirësuar, por borxhet e vendeve të pasura kërcënojnë shlodhjen e tij. Borxhet e këtyre shteteve kanë arritur nivelin më të lartë që prej fundit të Luftës së II Botërore.

Logoja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN

Logoja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN

Për herë të parë pas tri vjetësh raporti i FMN-së për stabilitetin global nuk i ngjan më një skenari katastrofe. Rritja ekonomike mbarëbotërore i ka reduktuar ndjeshëm rreziqet për stablitetin global, sqaron Jose Vinals, përgjegjës për vëzhgimin e tregjeve të parave dhe të kapitalit pranë FMN-së.

"Në raportin tonë të fundit themi se rreziqet për stabilitetin e tregjeve financiare janë pakësuar." - shprehet Jose Vinals

Kësaj here FMN-ja ka nën vëshgim të fortë mënyrën se si dhe përse i shpenzojnë paratë vendet ndryshme: "Për momentin na shqetëson rritja e malit të borxheve shtetërore, që është një problem që e kemi në vëzhgim dhe që duhet zgjidhur.“

Për këtë FMN-ja ka kërkuar prej të gjitha qeverive që të përpilojnë plane të besueshme për të përmirësuar gjendjen e buxhetit të shtetit. Në rast të kundërt koniuntura do të gjendej sërish përpara rreziqesh, thotë Jose Vinals: "Shpërthimi i kredive që merr shteti dhe oferta e ulët për të dhënë kredi, mund të çojë në rritjen e përqindjes së interesit apo në rënien e kredive për privatët“.

NO-FLASH Aufmacher Haushaltsdebatte

Kjo mund të çojë në një krizë tjetër finaciare dhe ekonomike paralajmëron FMN-ja, e cila konstaton gjithashtu se prej krizës financiare humbjet e bankave nuk kanë qenë edhe aq të mëdha sa mendohej: "Sipas përllogaritjeve tona ato kanë qenë rreth 500 miliardë dollarë më pak nga sa mendohej, pra në vend të 2800 miliardë dollarë në 2300 miliardë.“

Edhe pse bankat i kanë eliminuar shumë letra tashmë pa vlerë, në thesaret e tyre ato vazhdojnë të kenë letra pa vlerë që do të kishin një vlerë prej rreth 800 miliardë dollarë.

Nga e gjithë bota po vijnë propozime për përpilimin nga FMN-ja të një rregulloje të re, e cila do të pengonte krizat në tregjet financiare. E rëndësishme është që ajo të vihet në jetë sa më shpejt.

Greqia nuk luajti ndonjë rol në prezantimin e raportit për stabilitetin global. I pyetur nga një gazetar për këtë problem Jose Vinals tha se FMN-ja po e ndihmon Greqinë për të marrë kredi të tjera dhe se "ka besim të plotë se ky vend është në rrugë të drejtë."

Gjithësesi në konferencën e pranverës e FMN-së dhe BB, e cila vazhdon deri të hënën, kjo nuk do të jetë hera e vetme dhe e fundit që flitet për Greqinë.

Autor: Rüdiger Paulert/ Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 21.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/N1Vf
  • Data 21.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/N1Vf