1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Malazezët e mirëpresin heqjen e vizave, por...

Njëkohësisht me Serbinë dhe Maqedoninë, edhe Mali i Zi përfiton nga liberalizimi i vizave për shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian. Por çfarë do të thotë kjo për malazezët?

default

Mali i Zi: dritë në fund të tunelit

Pothuajse pas 20 vitesh Kristina nga Podgorica për herë të parë mund të marrë pasaportën dhe të udhëtojë në ndonjë vend të Bashkimit Evropian pa vizë. Edhe pse 24 vjeçarja flet rrjedhshëm anglisht dhe italisht, ajo nuk ka qenë asnjëherë në ndonjë vend të BE-së. Tani kur rruga është hapur i pranishëm mbetet një tjetër problem.

„Në këtë kohë krize, ku t'i gjej paratë për udhëtim? Edhe pse kam përfunduar studimet aktualisht nuk kam punë të rregullt. Dhe për kudo që të nisesh të nevojiten të paktën 500 euro. Megjithatë unë do të provojë që të dal në Perëndim për të gjetur atje një punë“, thotë Kristina.

Pa viza mund të udhëtohet, por jo edhe të punohet

Geldbörse - Symbolbild Inflation

Nuk duhet vetëm viza por edhe para

Por Kristina duhet ta dijë se liberalizimi i regjimit të vizave vlen vetëm për turistët. Për të punuar në një vend të BE-së, duhet të kesh edhe një leje pune. Ndonëse Kristina nuk mund të përfitojë drejtpërdrejt nga tregu evropian i punës, sipas mendimit të ekspertëve, liberalizimi i vizave do të ketë një efekt pozitiv në ekonominë malazeze. Më parë malazezët kanë shpenzuar rreth një milion euro vetëm për taksat e marrjes së vizave, tani këto para do të mbeten në xhepat e tyre, thotë eksperti i ekonomisë Vasilije Kostiq. Por nënvizon se „çdo njeri normal e ka të qartë se vetëm me liberalizimin e vizave nuk mund të arrihet një standard më i mirë apo t'i jipet hov ekonomisë. Për këtë nevojitet shumë më shumë“.

Dhe gjendja ekonomike në Mal të Zi aktualisht nuk është aq e mirë: zyrtarisht të papunë janë 10 %, ndërkohë që bankrotojnë gjithnjë e më shumë ndërmarrje. Vështirësi janë paraqitur edhe në planifikimin e buxhetit shtetëror për vitin 2010. Qytetarët e vendit janë pesimist. Megjithatë pas heqjes së regjimit të vizave do të ketë një valë udhëtimi, thekson ekonomisti Kostiq.

Kasino des Hotels Maestral

Budva

„Pikërisht për faktin se qytetarët për një kohë të gjatë nuk kanë mundur të udhëtojnë të lirë, unë mendoj se në fillim numri i udhëtarëve do të rritet dukshëm. Megjithatë ky entuziazëm do të bie shumë shpejt“, pohon ai.

A do të rritet kriminaliteti?

Një problem tjetër është se edhe disa kriminelë nga rajoni do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave. Edhe për ata tani do të jetë më e lehtë që të shkojnë në Perëndim. Ekspertët e kriminalistët paralajmërojnë për këto mundësi.

„Nëse ata mund të qëndrojnë tani si turist në BE, atëherë do të qarkullojnë më thjeshtë dhe do të vijnë në kontakt me grupet tjera kriminale. Autoritetet policore tani duhet të bashkëpunojnë më ngushtë me njëra-tjetrën“, shprehet eksperti Marko Nicoviq.

Kristina provon që me ndonjë punë rasti të grumbullojë paratë e nevojshme për udhëtimin e saj. Dhe kjo nuk është detyrë aspak e lehtë për të. Kompania ajrore serbe e fluturimeve „JAT Airëays“ ka zbritur çmimet e biletave, por këtë nuk po e bën kompania ajrore „Montenegro Airlines“. Zbritje të çmimeve nuk ka as në agjencitë malazeze të fluturimeve.

Autor: Vesna Rajkoviq/Esat Ahmeti

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 19.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L8m3
  • Data 19.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L8m3