1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Malazezët dhe të drejtat e tyre në Kosovë

Malazezët kërkojnë që të njihen si pakicë dhe të avancohet pozita e tyre në Kosovë, por janë kundër që çështja të kushtëzohet me shkëmbimin e ambasadorëve dhe thellimin e raporteve midis Malit të Zi dhe Kosovës.

default

Përfaqësuesit e komunitetit malazez në Kosovë, kërkojnë përfshirjen e tyre si pakicë zyrtare në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Në planin e Marti Ahtisarit, si pakica zyrtare u përfshinë serbët, turqit, boshjakët, romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit, por jo edhe malazezët e Kosovës. Në regjistrimin e fundit të popullsisë që u bë në vitin 1981, thuhej se në Kosovë jetonin afro 28.000 malazez. Llazar Radulloviq, nga Partia Popullore Malazeze, thotë se kërkesë e malazezëve është që edhe ata të trajtohen barabartë sikur të gjitha pakicat tjera.

“Thjeshtë ajo që duam është qe malazezët të përfshihen në Kushtetutën e Kosovës, në ligjet e saj dhe të kenë trajtim të barabartë me të gjitha komunitetet pakicë”, thotë Llazar Radulloviq.

Hauptstadt von Montenegro Panorama Podgorica Flash-Galerie

Podgorica ende pa ambasador nga Kosova

Një javë më parë, Kosova dhe Mali i Zi, vendosën marrëdhënie diplomatike në formë verbale. Mirëpo, akoma nuk kanë shkëmbyer ambasadorët. Në qarqet kosovare flitej se shkëmbimi i ambasadorëve ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, po kushtëzohet nga Podgorica zyrtare me njohjen e komunitetit malazez si pakicë zyrtare. Mirëpo, një përfaqësuese tjetër e malazezëve të Kosovës, Snezhana Karaxhiq nga Partia Demokratike e Malazezëve, nuk është në favor të kushtëzimeve.

“A nuk kemi ardhur pas dhjetë vjetësh në Kosovë në periudhën që çështjet të zgjidhen me bisedime dhe diplomaci të lartë e jo me politikë kushtëzimesh dhe arrogance”, thotë zonja Karaxhiq, sipas së cilës pjesëtarët e komunitetit malazez duan të jenë vetëm pjesë e shoqërisë në Kosovë.

Kosova e hapur për bashkëpunim

Autoritetet e Prishtinës, thonë se ata janë të hapur për bashkëpunim më komunitetin malazez të Kosovës. Zëvëndësministrja e punëve të jashtme e Kosovës, Vlora Qitaku, i tha DW-së, se përfshirja e malazezëve të Kosovës si pakicë zyrtare në Kushtetutë, nuk ka ndodhur vetëm për shkak të mosorganizimit të komunitetit malalazez në kohën e duhur.

“Çështja e komunitetit malazias në Kosovë nuk është e definuar me akte ligjore dhe nënligjore, për shkak se komuniteti malazez nuk ka qenë i organizuar në formën e komunitetit etnik, nuk ka artikuluar ndonjë kërkesë të veçantë në adresë të institucioneve të Kosovës, por as në momentet e procesit negociator në Vjenë kur është bërë përcaktimi i kufijve të të drejtave të komuniteteve pakicë në Kosovë. Megjithatë, ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe po shqyrtojmë të gjitha mundësitë e akomodimit edhe ligjërishtë të drejtat e komunitetit malazez në Kosovë”, thotë Vlora Qitaku.

Në Kosovë të enjten dhe të premtën qendroi për vizitë, zëvëndësministrja e punëve të jashtme e Malit të Zi, Irena Radoviq. Ajo takoi zyrtarë të institucioneve, por nuk foli për media.

Jahresrückblick 2008 Februar International Kosovo Unabhängig

A do të ketë edhe një yll me shumë?

Vlora Qitaku, e cila takoi homologen e saj nga Mali i Zi, thotë se Kosova dhe Mali i Zi, komunikojnë si dy vende të pavarura në nivelet më të larta shtetërore. Ajo hedhë poshtë pohimet se shkëmbimi i ambasadorëve ndërmjet Prishtinës dhe Podgoricës, po vonohet për shkak të presioneve nga Mali i Zi që komuniteti malazez në Kosovë të njihet si pakicë zyrtare.

Njohja nuk është kusht, por...

”Në notën verbale që konfirmon vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Prishtinës dhe Podgoricës, nuk ka asnjë lloj kushtëzimi. Normalishtë që cështja e komunitetit malazez adresohet edhe në notën verbale, por jo në asnjë trajtë kushtëzuese që malazezët e Kosovës të njihen si pakicë zyrare”, thotë Vlora Qitaku.

Sidoqoftë, autoritet e Prishtinës thonë se ata do të jetë të hapur për të shqyrtuar çdo kërkesë të komunitetit malazez të Kosovës. Ndërsa, vazhdimisht kërkojnë nga shtetet fqinjë që shqiptarët që jetojnë në këto vende në këtë rast edhe në Malin e Zi, të kenë të drejta të barabarta sikur të gjithë qytetarët e këtyre vendeve.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 23.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lf3x
  • Data 23.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lf3x