1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Maidani nuk është i kënaqur

Koncert fishkëllimash në Maidan. Krerët e opozitës në Kiev me siguri që këtë e kanë menduar ndryshe: ata donin të paraqesin veten si fitues. Por suksesi i tyre në negociata është për njerëzit në Maidan i pamjaftueshëm.

"Turp për të gjithë ata që i dhanë dorën këtij vrasësi", thërret turma e zemëruar. Pavarësisht sukseseve të arritura në letër shumë njerëz të grumbulluar në Sheshin e Pavarësisë - Maidan jo vetëm që janë të pakënaqur por të zemëruar dhe zhgënjyer. Ata nuk kërkojnë asgjë tjetër përveç kokës së presidentit. Dhjetëra mijëra protestues thërrisnin edhe kundër tre udhëheqësve të opozitës, të cilët kanë negociuar kompromisin e Kievit me presidentin Viktor Janukoviç, ndërmjetësuar nga BE-ja. Nga ana tjetër folësit nacionalist morrën duartrokitje për njoftimin e tyre se të shtunën në mëngjes do të sulmojnë zyrën presidenciale, nëse kreu i shtetit deri atëherë, nuk do të japë dorëheqjen.

Në foto: Vitali Kliçko

Në foto: Vitali Kliçko

Vitali Klitschko do që për largimin e presidentit Viktor Janukoviç të vendos Parlamenti. 'Verkhovna Rada' është aktualisht i vetmi institucion legjitim në Ukrainë i cili do të mund të marrw vendime, tha Klitschko para parlamentit në Kiev.

Në popull ende sundon klima e trazirave. Kështu rreziku i luftës civile nuk ka mbaruar ende. Në Perëndim forcat radikale janë duke marrë gjithnjë e më shumë në dorë komandën e situatës, në Lindjen pros-ruse politikanët besnikë të qeverisë kërcënojnë me ndarje, kështu që largimi i presidentit nga Kievi duket si një arratisje: Janukoviç ka udhëtuar në mbrëmje (21.02.) për në Kharkiv në lindje të vendit për të marrë pjesë në një konferencë rajonale të partisë së tij.

Një vend në tranzicion

Më parë, presidenti ukrainas Viktor Janukoviç kishte shpallur zgjedhje të parakohshme presidenciale. Janukoviç deklaroi të premten në Kiev se do të bëjë zgjedhje të reja. Por data megjithatë nuk u përmend në njoftim. Në të njëjtën kohë Janukoviçi deklaroi se pranon formimin e një qeverie të "besimit kombëtar" dhe reformën kushtetuese . Reforma synon kthimin në Kushtetutën e vitit 2004. Në këtë mënyrë presidenti duhet t'ia kalojë pushtetin qeverisë dhe parlamentit.

Janë parashikuar një "kabinet i besimit kombëtar" brenda dhjetë ditësh, një kthim në demokracinë parlamentare dhe votimi i shpejtë për kryetarin e shtetit, thuhet në mesazhin e Janukoviç-it. Afatet kreu i shtetit nuk i përmendi. Po ashtu u njoftua edhe për lirimin nga burgu të liederes së opozitës Julia Timoschenko. Një delegacion i BE-së i kryesuar nga ministri i jashtëm Frank-ëalter Steinmeier dhe një ndërmjetësues rus kishte negociuar më parë për orë të tëra në Kiev me Janukoviçin dhe udhëheqës të opozitës.

Në foto: Kliçko, Steinmeier dhe Janukoviç

Në foto: Kliçko, Steinmeier dhe Janukoviç

Në negociata opozita është përfaqësuar nga Arseny Yatsenyuk, shef i grupit parlamentar të Partisë së Atdheut, lideri i partisë Udar, ish-boksieri Vitali Klitschko dhe kreu i partisë së djathtë populiste Swoboda, Oleg Tjagnibok.

Që atëherë, parlamenti i vendit miraton vendime të reja pothuajse çdo minutë. Pa asnjë votë kundër deputetët votuan për të zvogëluar pushtetin e Presidentit në mënyrë të konsiderueshme dhe për të forcuar parlamentin. Janukoviç tani duhet të nënshkruaj këto dy ligje që ato të hyjnë në fuqi.

Ndryshe nga shumica e demonstruesve në Maidan, ish-boksieri profesionist Kliçko e vlerëson marrëveshjen e përkohëshme si sukses: "Kur kam ardhur dje në mëngjes në orën 6.45 në pallatin presidencial, unë nuk e kam besuar që në fakt disa orë më vonë do të nënshkruajmë marrëveshjen". Një rol vendimtar në rezultatin e arritur e kishte ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili me homologët e tij francez dhe polak, udhëhoqi bisedimet ndërmjet Janukoviçit dhe opozitës në Kiev.