1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Maduro fiton zgjedhjet në Venezuelë

Capriles humbet sërish zgjedhjet. Por ai nuk e pranon rezultatin dhe kërkon rinumërim të votave.

Nicolas Maduro pas fitores

Nicolas Maduro pas fitores

Në Venezuelë, kandidati i preferuar ish- kreut të shtetit, Hugo Chavez fitoi zgjedhjet presidenciale me një diferencë të ngushtë kundër opozitës. Socialisti Nicolás Maduro fitoi kundër sfiduesit të tij Henrique Capriles Radonski.  

Sipas Komisionit Zgjedhor Maduro arriti të fitojë 50,76 për qind të votave të elektoratit. 49,07 për qind votuan për Capriles. Capriles fillimisht nuk e njeh rezultatin dhe kërkon rinumërimin e votave.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 78 për qind. Ish ministri i jashtëm,  50-vjeçari Maduro do të vazhdojë "Revolucionin Bolivarian" të Chavezit dhe konsolidimin e socializmit në vendin pasur me naftë.

Autor: afp,dpa,rtre /Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi