1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Madridi bllokon sistemin e numёrimit pёr referendumin nё Katalonjё

Matja e forcave mes qeverisё qendrore tё Spanjёs dhe nacionalistёve katalonjas po vazhdon. Guardia Civil (garda civile) hyri nё qendrёn e IT-sё tё qeverisё rajonale dhe sekuestroi sistemin e numёrimit tё votave.

Policia qendron pёrballlё pёrkrahёsve tё referendumit qё demonstrojnё nё pёr pavarёsinё e Katalonjёs. Autoritetet spanjolle po pёrpiqen me intensitet pёr ta ndaluar referendumin pёr pavarёsinё e Katalonjёs.

Njё zёdhёnёs i qeverisё qendrore njoftoi, se disa nёpunёs tё njёsisё shtetёrore tё policisё Guardia Civil nё Barcelonё kanё siguruar aksesin nё qendrёn katalonjase tё teknologjisё dhe komunikacionit, ku ndodhet sistemi i numёrimit tё votave. Pёrmes bllokadёs sё sistemit elektronik duhet tё ndalohet njё votim online. Me kёtё ёshtё dhёnё njё "goditje e mёtejshme pёr thirrjen ilegale pёr referendum", tha zёdhёnёsi nё Madrid.

Katalonjasit tё pёrҁarё pёr pavarёsinё

Presidenti rajonal i Katalonjёs Carles Puigdemont i tha gazetёs "Frankfurter Allgemeinen Zeitung", se miliona zgjedhёs do tё marrin pjesё nё njё "cunam demokratik" nё votime. Agjencisё Reuters ai i deklaroi, se mё shumё se nё 2000 qendra votimi janё pёrgatitura tё gjitha - ka kuti votimi dhe fletё votimi, "tё gjitha qё u duhen njerёzve pёr tё shprehur mendimin e tyre".

Njё milionё pjesёmarrёsh?

Separatistёt ndёrkaq kanё deklaruar si objektiv tё tyre qё tё arrijnё njё pjesёmarrje prej njё milionё votuesish. Duke marrё parasysh aksionet e pengimit tё votimit njё milionё vota "paraqesin njё sukses tё madh", tha presidenti i "Asamblesё Kombёtare Katalonjase" (ANC), Jordi Sánchez, nё Barcelonё. Pёr tё votuar u ёshtё bёrё thirrje mё shumё se 5,3 milionё katalonjasve. Kundёrshtarёt e referendumit nuk do tё marrin pjesё nё votim.

Tё shtunёn (30.09) nё mbarё Spanjёn dolёn pёr protesta kundёrshtarё dhe pёrkrahёs tё referendumit.