1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Maassen: Nuk ka dëshmi për spiunazh nga SHBA

Presidenti i entit për Mbrojtjen e Kushtetutës merr në mbrojtje shërbimet e inteligjencës amerikane. Në të njëjtën kohë ai aludon, se si mund të kenë shkuar në dorë Wikileaksit dosjet për kompleksin NSA.

Mosbesimis htohet, tonet ashpërsohen, nervat janë të ngritura. Kjo vlen të thuhet për të gjitha palët, që merren prej dy vjetësh me aferën gjermano-amerikane të shërbimit të fshehtë: qeveria, parlamenti, shërbimet e fshehta, mediat. Fjalët kyçe NSA (National Security Agency) dhe BND (Bundesnachrichtendienst) shkaktojnë më shumë nervozizëm se kurrë. Shkaku aktual janë protokollet e seancave të Komisionit Parlamentar Hetimor për NSA, të publikuara në platformën e zbulimit Wikileaks. Komisioni përpiqet prej më shumë se një viti për të sqaruar aferën e shkaktuar nga Eduard Snowden në vitin 2013.

Presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Hans-Georg Maassen, u shpreh të mërkurën (13.05) përsëri në Berlin. Në një takim të përbashkët të entit, që ai drejton, me Akademinë për Sigurinë d Ekonomisë, ai komentoi në detaje zhvillimet e fundit dhe akuzat. Që shërbimet e fshehta amerikane të kenë përgjuar edhe sipërmarrjet gjermane, për këtë nuk ka "asnjë provë deri tani". Pas zbulimeve të Snowdenit ai tha se i ka kërkuar ekonomisë gjermane detaje. Maassen tha se “askush nuk i ka paraqitur deri sot informacione të tilla.”


Selektorë dhe bashkëpunëtorë të brendshëm

Presidenti i entit për Mbrojtjen e Kushtetutës mori në mbrojtje bashkëpunimin intensiv kundër terrorizmit të shërbimeve të fshehta gjermane me NSA. "Ne kemi nevojë për amerikanët." Prandaj duhet të jemi „shumë të kujdesshëm“ me akuzat. Maassen justifikoi në këtë kontekst veprimtarinë e të ashtuquajturëve selektorë, me të cilët NSA dhe BND kontrollojnë ndër të tjera edhe postën elektronike dhe indetifikuesit IP të kompjuterëve. Në mesin e termave të kërkuar duhet të ketë mijëra sipërmarrje gjermane dhe evropiane, si dhe institucione politike. Por jo çdo selektor për një sipërmarrje armatimi, do të thotë se ajo është spiunuar nga SHBA, tha mbrojtësi i kushtetutës. Se çfarë motivi mund të kenë kolegët e NSA, Maassen e ilustroi me një shembull: "Ne nuk dëshirojmë, që me armatimet gjermane të furnizohet Koreja e Veriut."

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un ndjek një test me rakete. edhe për këtë interesohen shërbimet sekrete.

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un ndjek një test me rakete. edhe për këtë interesohen shërbimet sekrete.



Me këtë Maassen vjen në qendër të temës së konferencës: "Keqbërësit e brendshëm, një rrezik i nënvlerësuar në sipërmarrje." Sipas vlerësimeve punonjësit nuk janë vetëm kapitali më i rëndësishëm i firmave, por edhe rreziku i tyre më i lartë. Dëmi financiar, nëse tradhëtohet sekreti i sipërmarrjes, mund të shkojë në miliarda. Analogu i keqbërësit të brendshëm në një firmë është sipas këndvështrimit të Maassen "burimi i brendshëm" në sferën parlamentare.

Dyshimi ndaj kontrollorëve të shërbimeve sekrete

Nuk duhet të ketë qenë rastësi, që ai përmendi në këtë kontekst komisionin hetimor për NSA dhe gforumin parlamentar të kontrollit mbi shërbimet sekrete. Me sa duket ai dyshon se anëtarët e këtyre gforumeve kanë ushqyer platformën e zbulimeve Wikileaks me informacion. Sepse që nga dita e martë janë në internet afro 1400 faqe protokolli të komisionit për NSA. Maassen e shmangu fajësimin e drejtpërdrejtë, por konkluzionet e tij mund të interpretohen si kritika ndaj këtyre organeve. Ato zhvlerësohen, "nëse informacioni del në publik".

Edhe zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert dyshon se informacioni ka rrjedhur nga rradhët e deputetëve. Janë cënuar rregullat e Parlamentit gjerman, theksoi ai në një konferencë në Berlin. Tani duhet të vendosë Parlamenti, "se çfarë qëndrimi do të mbajë lidhur me këtë". Ndërkohë komisioni hetimor për NSA është në pritje që ai t’i dorëzojë listat e selektorëve të BND-së. Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) tha në kuadër të një vizite të mbretit të Jordanisë Abdullah po të mërkurën në Berlin, se konsultimet me SHBA nuk kanë përfunduar akoma. Të Gjelbrit në opozitë dhe të Majtët mendojnë të ankohen në Gjykatën Kushtetuese, nëse nuk do t’u jepen listat.